PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Adnan januzajNga shpresa e madhe e Manchester Unitedit te futbollisti pa klub – çfarë ndodhi me Adnan Januzajn?
2 min čitanja
Adnan januzaj

Nga shpresa e madhe e Manchester Unitedit te futbollisti pa klub – çfarë ndodhi me Adnan Januzajn?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë me Belgjikën. Por karriera e tij nuk arriti lartësitë që shumëkush ia parashikonte.Adnan Januzaj dikur ishte një nga emrat më të përfolur të futbollit evropian. Në një kohë kur Manchester United po kërkonte yjet e rinj që do ta udhëhiqnin drejt sukseseve të reja, talenti me prejardhje shqiptare shihej si një prej projekteve më premtuese të klubit anglez. Me teknikën, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste, ai dha përshtypjen se mund të bëhej një futbollist i nivelit më të lartë.Sot, në moshën 31-vjeçare, Januzaj është pa klub, pasi i përfundoi periudha te Sevilla në verën e vitit 2026. Rrugëtimi i tij është një histori me momente të jashtëzakonshme, por edhe me shumë mundësi të pashfrytëzuara. Ai nuk mund të konsiderohet një futbollist pa suksese, por është e qartë se karriera e tij nuk përputhet me pritshmëritë që krijoi në fillim. Shpërthimi te Manchester UnitedI lindur më 5 shkurt 1995 në Bruksel, Januzaj kaloi nëpër akademitë e futbollit belg, përfshirë Anderlechtin, përpara se t’i bashkohej Manchester Unitedit në vitin 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç. Në klubin anglez ai tërhoqi vëmendjen me paraqitjet në ekipet e moshave, ndërsa Sir Alex Ferguson e vlerësonte talentin e tij dhe e përfshiu në skuadrën e parë në fund të periudhës së tij si trajner.Ferguson e përzgjodhi në listën e lojtarëve për ndeshjen e fundit të tij në stolin e Unitedit, kundër West Bromwich Albionit, në maj të vitit 2013. Januzaj nuk u aktivizua, por kjo ishte një shenjë se ai po i afrohej ekipit të parë. Debutimi i tij në Ligën Premier erdhi nën drejtimin e pasuesit të Fergusonit, David Moyes, në një periudhë kur klubi po kalonte ndryshime të mëdha. Momenti që e vendosi në qendër të vëmendjes erdhi më 5 tetor 2013. Në ndeshjen kundër Sunderlandit, vetëm 18-vjeçar, Januzaj shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Manchester Unitedit. Me një paraqitje të tillë, ai u shndërru

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Në moshën 18-vjeçare mahniti Anglinë me fanellën e Manchester Unitedit, shënoi në Kupën e Botës dhe fitoi medaljen e bronztë me Belgjikën. Por karriera e tij nuk arriti lartësitë që shumëkush ia parashikonte.Adnan Januzaj dikur ishte një nga emrat më të përfolur të futbollit evropian. Në një kohë kur Manchester United po kërkonte yjet e rinj që do ta udhëhiqnin drejt sukseseve të reja, talenti me prejardhje shqiptare shihej si një prej projekteve më premtuese të klubit anglez. Me teknikën, driblimet dhe aftësinë për të krijuar raste, ai dha përshtypjen se mund të bëhej një futbollist i nivelit më të lartë.Sot, në moshën 31-vjeçare, Januzaj është pa klub, pasi i përfundoi periudha te Sevilla në verën e vitit 2026. Rrugëtimi i tij është një histori me momente të jashtëzakonshme, por edhe me shumë mundësi të pashfrytëzuara. Ai nuk mund të konsiderohet një futbollist pa suksese, por është e qartë se karriera e tij nuk përputhet me pritshmëritë që krijoi në fillim. Shpërthimi te Manchester UnitedI lindur më 5 shkurt 1995 në Bruksel, Januzaj kaloi nëpër akademitë e futbollit belg, përfshirë Anderlechtin, përpara se t’i bashkohej Manchester Unitedit në vitin 2011, kur ishte vetëm 16 vjeç. Në klubin anglez ai tërhoqi vëmendjen me paraqitjet në ekipet e moshave, ndërsa Sir Alex Ferguson e vlerësonte talentin e tij dhe e përfshiu në skuadrën e parë në fund të periudhës së tij si trajner.Ferguson e përzgjodhi në listën e lojtarëve për ndeshjen e fundit të tij në stolin e Unitedit, kundër West Bromwich Albionit, në maj të vitit 2013. Januzaj nuk u aktivizua, por kjo ishte një shenjë se ai po i afrohej ekipit të parë. Debutimi i tij në Ligën Premier erdhi nën drejtimin e pasuesit të Fergusonit, David Moyes, në një periudhë kur klubi po kalonte ndryshime të mëdha. Momenti që e vendosi në qendër të vëmendjes erdhi më 5 tetor 2013. Në ndeshjen kundër Sunderlandit, vetëm 18-vjeçar, Januzaj shënoi dy gola në fitoren 2-1 të Manchester Unitedit. Me një paraqitje të tillë, ai u shndërru

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…