PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Donald trumpTrump mendon se Ukraina ka nevojë për një president të ri – por kush mund ta zëvendësojë Zelenskyn?
2 min čitanja
Donald trump

Trump mendon se Ukraina ka nevojë për një president të ri – por kush mund ta zëvendësojë Zelenskyn?

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shtëpia e Bardhë dëshiron largimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky."Mendoj se është koha që Ukraina të ketë një president të ri", u tha gazetarëve të shtunën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke pretenduar se sulmet disamujore të Zelenskyt ndaj rafinerive ruse kanë dëmtuar furnizimet globale me naftë (dizel).Por dëshira e Trumpit nuk është urdhër për Ukrainën.Edhe pse mandati pesëvjeçar presidencial i Zelenskyt përfundoi në vitin 2024, kushtetuta e Ukrainës dhe gjendja e luftës i mundësojnë atij vazhdimin e mandatit gjatë kohës së luftës. Shumë ukrainas duan një rinovim të klasës së tyre politike, por hezitojnë të shohin zgjedhje presidenciale përpara se të përfundojë lufta që ka hyrë tashmë në vitin e saj të katërt e gjysmë.Në përgjigje të komenteve të Trumpit, Zelensky propozoi mbajtjen e zgjedhjeve nëse presidenti rus Vladimir Putin garanton një armëpushim 60-ditor.Megjithatë, nëse zgjedhjet mbahen në të ardhmen e afërt, kush mund të garojë kundër Zelenskyt?"Nëse zgjedhjet mbahen shpejt, një nga ish-komandantët ushtarakë është rivali më i mundshëm i Zelenskyt", ka thënë për Al Jazeera analisti Igar Tyshkevych, me bazë në Kiev, përcjell Telegrafi.Ndërkohë, figurat e vjetra dhe me peshë politike, si ish-presidenti Viktor Poroshenko – i cili humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 përballë Zelenskyt – dhe ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko – e cila po hetohet për korrupsion – nuk kanë asnjë shans, shtoi ai.Valerii Zaluzhnyi: "Alternativa më e mundshme"Ish-gjenerali kryesor i Ukrainës dhe ambasadori aktual në Mbretërinë e Bashkuar kryeson listën e rivalëve të Zelenskyt."Të paktën që nga viti 2023, dhe veçanërisht që nga viti 2024, pas dorëheqjes së tij, alternativa më e mundshme ndaj Zelenskyt – rivali i tij më i rrezikshëm që mund ta mposhtte në zgjedhje – është Valerii Zaluzhnyi", thotë Volodymyr Fesenko, kreu i institutit kërkimor "Penta" me bazë në Kiev. Pothuajse dy të tretat e ukrainasve – 64 për qind – i besojnë atij, sipas një

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shtëpia e Bardhë dëshiron largimin e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky."Mendoj se është koha që Ukraina të ketë një president të ri", u tha gazetarëve të shtunën presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duke pretenduar se sulmet disamujore të Zelenskyt ndaj rafinerive ruse kanë dëmtuar furnizimet globale me naftë (dizel).Por dëshira e Trumpit nuk është urdhër për Ukrainën.Edhe pse mandati pesëvjeçar presidencial i Zelenskyt përfundoi në vitin 2024, kushtetuta e Ukrainës dhe gjendja e luftës i mundësojnë atij vazhdimin e mandatit gjatë kohës së luftës. Shumë ukrainas duan një rinovim të klasës së tyre politike, por hezitojnë të shohin zgjedhje presidenciale përpara se të përfundojë lufta që ka hyrë tashmë në vitin e saj të katërt e gjysmë.Në përgjigje të komenteve të Trumpit, Zelensky propozoi mbajtjen e zgjedhjeve nëse presidenti rus Vladimir Putin garanton një armëpushim 60-ditor.Megjithatë, nëse zgjedhjet mbahen në të ardhmen e afërt, kush mund të garojë kundër Zelenskyt?"Nëse zgjedhjet mbahen shpejt, një nga ish-komandantët ushtarakë është rivali më i mundshëm i Zelenskyt", ka thënë për Al Jazeera analisti Igar Tyshkevych, me bazë në Kiev, përcjell Telegrafi.Ndërkohë, figurat e vjetra dhe me peshë politike, si ish-presidenti Viktor Poroshenko – i cili humbi zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 përballë Zelenskyt – dhe ish-kryeministrja Yulia Tymoshenko – e cila po hetohet për korrupsion – nuk kanë asnjë shans, shtoi ai.Valerii Zaluzhnyi: "Alternativa më e mundshme"Ish-gjenerali kryesor i Ukrainës dhe ambasadori aktual në Mbretërinë e Bashkuar kryeson listën e rivalëve të Zelenskyt."Të paktën që nga viti 2023, dhe veçanërisht që nga viti 2024, pas dorëheqjes së tij, alternativa më e mundshme ndaj Zelenskyt – rivali i tij më i rrezikshëm që mund ta mposhtte në zgjedhje – është Valerii Zaluzhnyi", thotë Volodymyr Fesenko, kreu i institutit kërkimor "Penta" me bazë në Kiev. Pothuajse dy të tretat e ukrainasve – 64 për qind – i besojnë atij, sipas një

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…