Foto: TelegrafiIz objave izvora
Kryeministri britanik Andy Burnham deklaroi se marrëdhënia e Mbretërisë së Bashkuar me Brukselin duhet të ndryshojë, ndërsa fliste në parlament në prag të samitit mes Mbretërisë së Bashkuar dhe BE-së që do të mbahet muajin e ardhshëm.Burnham u tha deputetëve se "ruajtja e status quo-së aktuale nuk mjafton për Britaninë" dhe se duhet të zhvillohet një diskutim mbi marrëdhëniet e ardhshme "nëse jemi seriozë për nxitjen e rritjes ekonomike, kontrollin e imigracionit dhe mbrojtjen e vlerave e sigurisë sonë"."Për më tepër, do të ishte një shpërfillje e rëndë e detyrës" që qeveria "t'i kthente shpinën" shqyrtimit të mundësive për një marrëdhënie më të ngushtë me Bashkimin Evropian – vazhdoi ai – duke shtuar se "prioriteti i tij i menjëhershëm" ishte arritja e një "rezultati të suksesshëm në samit", i cili është planifikuar për datën 20 nëntor, përcjell Telegrafi.Ai theksoi se publiku britanik do të ishte "ai që vendos" në "çdo fazë" të procesit.Burnham ka shprehur vazhdimisht synimin e tij për ta afruar Mbretërinë e Bashkuar me BE-në që kur mori detyrën në korrik dhe së fundmi tha se rihyrja në bllok ishte një nga opsionet e shumta për të ardhmen e vendit.Kryeministri u tha të pranishmëve në konferencën vjetore të Partisë Laburiste në Liverpool, muajin e kaluar, se Brexit-i kishte "shkaktuar më shumë dëme sesa dobi" dhe se Mbretërisë së Bashkuar i duhej një strategji e qartë për marrëdhënien e saj afatgjatë me Brukselin."Ne nuk do t'i sigurojmë Britanisë rrugën e qartë që na nevojitet për pjesën e mbetur të këtij shekulli derisa të vendosim për një marrëdhënie afatgjatë me atë që mbetet tregu ynë më i madh", tha ai në atë kohë.Të hënën, Burnham deklaroi se samiti i nëntorit do të përqendrohej te nxitja e rritjes ekonomike dhe kontrolli i imigracionit të paligjshëm, ndërsa disa nga çështjet e tjera "në tryezë" do të përfshinin një marrëveshje tregtare për ushqimet dhe pijet, lidhjen e sistemeve energjetike, një marrëveshje për tregtimin e emetimeve dhe një program për përv
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.