EmocionetJo çdo heshtje është qetësi: Pesë shenja që tregojnë se emocionalisht keni arritur në kufi
2 min čitanja
Emocionet
Jo çdo heshtje është qetësi: Pesë shenja që tregojnë se emocionalisht keni arritur në kufi
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Disa gjëra i heshtim sepse nuk duam të hyjmë në debat, disa të tjera sepse mendojmë se nuk është momenti i duhur, ndërsa për disa thjesht jemi mësuar t’i mbajmë nën kontrollProblemi fillon kur shprehja “s’ka gjë” përsëritet gjithnjë e më shpesh. Fjalët që nuk i kemi thënë, situatat që i kemi duruar dhe emocionet që i kemi shtyrë për më vonë nuk zhduken vetëm sepse i kemi lënë mënjanë.Ndonjëherë ato shfaqen përmes nervozizmit, lodhjes, tërheqjes nga të tjerët ose ndjesisë se gjithçka është bërë tepër e rëndë.Nëse e gjeni veten në përshkrimet e mëposhtme, ndoshta nuk jeni tepër të ndjeshëm, por thjesht keni kohë që mbani mbi vete më shumë sesa mund të përballoni.1. Thoni shpesh “jam mirë”, edhe kur nuk jeniPërgjigjja automatike “jam mirë” mund të jetë mënyra më e lehtë për të shmangur një bisedë për atë që na shqetëson vërtet.Nuk duam t’i rëndojmë të tjerët me problemet tona, nuk kemi dëshirë të shpjegojmë gjithçka ose thjesht nuk dimë si t’i shprehim me fjalë ndjenjat.Nëse e keni më të lehtë të thoni se jeni mirë sesa të pranoni se jeni të lënduar, të zemëruar, të lodhur apo të zhgënjyer, është e mundur që të jeni mësuar t’i vendosni nevojat tuaja në plan të fundit.Çfarë mund të ndryshoni?Nuk keni pse t’ua tregoni menjëherë të gjithëve atë që ju shqetëson. Filloni me një fjali pak më të sinqertë. Në vend të “jam mirë”, mund të thoni: “Sot kam pasur një ditë të vështirë” ose “Nuk dua të flas tani për këtë, por nuk ndihem edhe aq mirë”.Edhe ky është një hap drejt shprehjes së ndjenjave tuaja.2. Gjërat e vogla fillojnë t’ju nxjerrin nga kontrolliKur për një kohë të gjatë i shtypim emocionet, ndonjëherë nuk shpërthejmë për shkak të një problemi të madh, por për diçka krejt të parëndësishme.Një mesazh që vonon, një filxhan i palarë në lavaman ose një pyetje e bërë në momentin e gabuar mund të bëhen papritur pika që mbush kupën.Kjo nuk do të thotë domosdoshmërisht se problemi qëndron te ajo gjë e vogël. Ndoshta thjesht janë grumbulluar shumë situata dhe ndjenja për të cila
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.