VijestiMustafa i përgjigjet JGP-së: Nuk mund të fshiheni pas flamurit të Kosovës e të jeni zgjatim i Vuçiqit
2 min čitanja
Vijesti
Mustafa i përgjigjet JGP-së: Nuk mund të fshiheni pas flamurit të Kosovës e të jeni zgjatim i Vuçiqit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Filiz Mustafa, i është përgjigjur reagimit të Partisë Unike Gorane (JGP), e cila i kishte kërkuar të paraqiste prova për deklaratat e tij lidhur me një aktivitet të organizuar nga kjo parti ose t’i tërhiqte ato dhe të kërkonte falje publike.Mustafa ka kundërshtuar pretendimin e JGP-së se aktiviteti në fjalë ishte kuvend zgjedhor dhe jo tubim mobilizues, duke ngritur pyetje për diskutimet që, sipas tij, lidhen me organizimin e transportit për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi.“Çfarë i ka shërbyer Kuvendit Zgjedhor diskutimi i mobilizimit për organizimin e transportit për zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi?”, ka pyetur Mustafa në reagimin e tij.Ai ka ngritur gjithashtu pikëpyetje për atë që e ka quajtur “Komisioni Komunal i Zgjedhjeve”, të cilit, sipas tij, i referohet Gora, duke kërkuar të sqarohet se kush e drejton këtë strukturë dhe si ndahen detyrat për mobilizimin në mbështetje të partisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.Deputeti i LVV-së ka akuzuar JGP-në se, sipas tij, përdor flamurin e Kosovës për qëllime simbolike, ndërsa orientimin politik e ka cilësuar si të afërt me politikat e Vuçiqit. JGP reagon ndaj Filiz Mustafës: Gora dhe Opoja nuk janë arenë për manipulime politike “Ju nuk mund të fshiheni pas flamurit të Kosovës që e përdorni sa për fotografi e me orientimin tuaj politik të jeni zgjatim i Vuçiqit në Kosovë. Kjo nuk kalon. Tek unë jo, tek subjekti që unë i takoj jo”, ka deklaruar Mustafa.Ai ka shtuar se Lëvizja Vetëvendosje nuk do të pajtohet me një qasje të tillë politike, ndërsa ka reaguar edhe ndaj paralajmërimit të JGP-së për mundësinë e ndërmarrjes së veprimeve ligjore.“Sa për padi, e mirëpres”, ka shkruar Mustafa, duke shtuar se, sipas tij, para një veprimi të tillë duhet të njihet Republika e Kosovës si shtet i plotë dhe të mos funksionohet përmes strukturave paralele të Serbisë.Reagimi i Mustafës vjen pasi JGP-ja i kishte cilësuar deklaratat e tij si të pavërteta dhe manipuluese, duke këmbëngulur se aktivitet
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.