Shaip kamberiKamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës
2 min čitanja
Shaip kamberi
Kamberi: Serbia ndan qindra miliona euro për serbët në Kosovë pa transparencë, ndërsa bllokon fondet për shqiptarët e Luginës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka ngritur shqetësimin për mungesën e transparencës lidhur me fondet që Serbia ndan për serbët në Kosovë, duke akuzuar njëkohësisht autoritetet serbe për bllokimin e mjeteve të destinuara për shqiptarët e Luginës së Preshevës.Në një reagim të publikuar nga Koalicioni Shqiptar, Kamberi ka rikujtuar deklaratën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, të bërë më 13 shtator 2022 në Kuvendin e Serbisë, kur kishte deklaruar se Serbia ndan çdo vit nga 700 deri në 820 milionë euro për Kosovën.Sipas Kamberit, në atë deklarim nuk ishte sqaruar se cilat institucione apo subjekte i përfitojnë këto mjete dhe kush e mbikëqyr shpenzimin e tyre.Ai ka theksuar se shuma e saktë nuk ishte bërë e ditur dhe se jo të gjitha fondet kalonin përmes të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën, duke ngritur pikëpyetje për destinacionin e pjesës tjetër të mjeteve.“Nëse vlerësimet për 100–180 milionë euro për Zyrën për Kosovën dhe rreth 100 milionë përmes ministrive të tjera janë të sakta, ku përfundojnë qindra milionët e mbetur?”, ka pyetur Kamberi.Ai ka kërkuar që të bëhet publike se kush i përfiton këto fonde dhe kujt i raporton për mënyrën se si shpenzohen paratë publike.Në anën tjetër, Kamberi ka akuzuar pushtetin serb se po bllokon fondet që Kosova ndan për shqiptarët në Luginën e Preshevës. Sipas tij, bëhet fjalë për 129 projekte dhe katër programe që përfshijnë sigurimin e librave falas për fëmijët, praktikën profesionale, funksionimin e Këshillit Kombëtar Shqiptar dhe aktivitetet e avokimit.Deputeti shqiptar ka vënë në dukje atë që e konsideron si trajtim të pabarabartë: për fondet që Serbia ndan për serbët në Kosovë, sipas tij, nuk ofrohet transparencë e plotë publike, ndërsa financimi i projekteve konkrete për shqiptarët në Luginë pengohet.“Për serbët në Kosovë kërkohet financim pa transparencë të mjaftueshme publike; për shqiptarët në Luginë pengohet edhe financimi i projekteve të identifikueshme”, thuhet në reagimin e Koalicionit
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.