Maqedonia e veriutBurgjet kërkojnë amnisti për zbutje të mbingarkesës
2 min čitanja
Maqedonia e veriut
Burgjet kërkojnë amnisti për zbutje të mbingarkesës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Të burgosurit në Maqedoninë e Veriut vazhdojnë të vuajnë dënimet në kushte çnjerëzore. Në mungesë të hapësirave të nevojshme, institucionet ndëshkuese korrektuese janë mbipopulluar dhe kjo ndikon drejtpërdrejtë jo vetëm në kushtet e akomodimit, por edhe të relacioneve sociale mes të burgosurve.Sipas të dhënave të Avokatit të Popullit, në burgun e Idrizovës gjatë vitit 2025 është dyfishuar mbipopullimi, nëse krahasohen të dhënat me vitin 2024. Kapaciteti është për 1.187 të burgosur, megjithatë janë evidentuar 1.402 apo 215 më shumë. Në Burgun e Shtipit duhet të ketë maksimum 139 të burgosur, megjithatë janë evidentuar 255 apo 116 të më shumë. Në Shutkë, në dy reparte ka gjithsej 79 të burgosur më shumë se kapaciteti i lejuar, në Prilep 35, ndërsa në Manastir 22.Në vend të përmirësimit të kushteve dhe zgjerimit të kapaciteteve për të siguruar kushte të dinjitetshme për të burgosurit, ashtu siç edhe rekomandon Avokati i Popullit, burgjet përpiqen krizën ta zgjidhin nëpërmjet amnistisë. Plani është që për disa vepra penale të propozohet heqja e mbajtjes së dënimit për 10 deri në 20% nga dënimi. Megjithatë, fjalën përfundimtare për këtë e ka Ministria e Drejtësisë.Amnisti të tilla janë dhënë edhe në të kaluarën, si për shembull në vitin 2018 kur u liruan 750 të burgosur me qëllim të shkarkimit të burgjeve.Megjithatë, ekspertët vlerësojnë se çështja e amnistisë duhet të shikohet me kujdes. Sipas një analize të Shoqatës Maqedonase të Penologjisë lidhur me ndikimin e amnistisë, thuhet që përvojat tregojnë që nëse nuk ka risocializim të të burgosurve, shumë shpesh personat e amnistuar rikthehen sërish nëpër burgje dhe kjo nuk është zgjidhje për t’u përballur me mbingarkesën.Pikërisht për këtë nevojitet përforcimi i sistemit të probacionit, ku një person i dënuar për një vepër penale mbikëqyret dhe rehabilitohet jashtë burgut, në vend që të vuajë dënimin në burg, kur kjo lejohet me vendim gjykate. Sistemi ekziston prej vitesh, megjithatë Komisioni Evropian ka theksuar nevojën
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.