Esther friedliLargimi i Esther Friedli nga gara për Këshillin Federal, sjell në lojë një kandidate të re
2 min čitanja
Esther friedli
Largimi i Esther Friedli nga gara për Këshillin Federal, sjell në lojë një kandidate të re
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Esther Friedli, e cila konsiderohej një nga kandidatet kryesore për ta pasuar Guy Parmelinin në Këshillin Federal të Zvicrës, ka vendosur të mos hyjë në garë. Megjithatë, tërheqja e saj ka hapur diskutime për emrat e mundshëm brenda Partisë Popullore Zvicerane (SVP), ndërsa vëmendje të veçantë ka marrë fakti se ajo nuk e përmendi politikanen Nathalie Rickli, e cila po shqyrton mundësinë e kandidimit. Friedli do të vazhdojë të përfaqësojë kantonin e St. Gallenit në Këshillin e Shteteve. Në një intervistë për emisionin “SonnTalk” të TeleZüri, ajo shpjegoi se ende ka shumë punë për të bërë në këtë institucion, ku është në detyrë prej vetëm tre vjetësh e gjysmë. Ajo përmendi edhe angazhimet e saj si sipërmarrëse. Së bashku me bashkëshortin e saj, Toni Brunner, gjatë dhjetë viteve të fundit ka ndërtuar biznesin “Shtëpia e Lirisë”, ku janë të punësuar 20 persona, raporton Aargaur Zeitung.“ A duhet t’u them 20 punonjësve tanë se do të largohemi të gjithë në fund të vitit?”, pyeti Friedli, duke theksuar se liria personale është e rëndësishme për të dhe se nuk është e gatshme ta përmbysë jetën e saj. Friedli përmend Pascal Schmidin dhe Franz Ruppenin Pavarësisht vendimit për t’u tërhequr, Friedli e pranon se largimi i saj nga gara do të ndikojë në përzgjedhjen e kandidatëve të mundshëm. E pyetur për Pascal Schmidin, këshilltar kombëtar nga Thurgau dhe specialist për çështjet e azilit, ajo tha se ai i ka të gjitha cilësitë e nevojshme, transmeton Telegrafi. Schmid konsiderohet gjithashtu kandidati i preferuar i ish-këshilltarit federal Christoph Blocher. Megjithatë, Friedli vlerësoi se SVP-ja ka edhe figura të tjera të përshtatshme. Ajo përmendi këshilltarët e qeverive kantonale të partisë dhe veçoi Franz Ruppenin, këshilltar shtetëror të Valaisit. Ruppen nuk është i panjohur në politikën federale, pasi ka qenë këshilltar kombëtar nga viti 2015 deri në vitin 2021. Esther Friedli heq dorë nga gara për Këshilltare Federale, synon rizgjedhjen në Këshillin e Shteteve Pse Friedli
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.