Foto: TelegrafiIz objave izvora
Vizita e Sa’ar në Tiranë, çfarë synojnë të konkretizojnë Tirana dhe Tel Avivi?Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha dhe ai i Izraelit Gideon Sa’ar, mbajtën një deklaratë të përbashkët për mediat, në kuadër të vizitës zyrtare të këtij të fundit në Tiranë.Hoxha vlerësoi mbështetjen e Izraelit në forcimin e sigurisë kibernetike, duke dënuar sulmet e Iranit dhe grupeve të lidhura me të ndaj Shqipërisë. Në fokus të bisedimeve ishte edhe situata në Lindjen e Mesme, ku Shqipëria rikonfirmoi mbështetjen për paqen dhe sigurinë, si dhe rëndësinë e bashkëjetesës në dinjitet për izraelitët dhe palestinezët.“Siguria mbetet një shtyllë kyçe e partneritetit tonë. Shqipëria dhe Izraeli i kushtojnë rëndësi të veçantë luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, luftës kundër antisemitizmit, përballimit të kërcënimeve hibride dhe rreziqeve të reja ndaj sigurisë kombëtare.Në këtë drejtim, bashkëpunimi ynë në fushën e sigurisë kibernetike ka marrë një rëndësi të veçantë vitet e fundit. I jemi thellësisht mirënjohës Izraelit për mbështetjen e çmuar që i ka dhënë Shqipërisë në forcimin e kapaciteteve tona të mbrojtjes kibernetike, pas sulmeve brutale kibernetike të Iranit dhe grupeve të lidhura me të, në vitin 2022, kundër infrastrukturës sonë kryesore dixhitale. Që prej asaj kohe, kemi vijuar të investojmë në qëndrueshmërinë e infrastrukturës sonë dixhitale dhe do ta forcojmë më tej bashkëpunimin me Izraelin në këtë fushë jetike.Partneriteti ynë po zgjerohet edhe në fushën ekonomike. Ne shohim potencial të konsiderueshëm për diversifikimin dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dhe na inkurajon interesi gjithnjë në rritje i bizneseve dhe investitorëve izraelitë për Shqipërinë, veçanërisht në infrastrukturë, agrobiznes, teknologji, inovacion dhe energji, por edhe në shëndetësi”, tha ndër të tjera Hoxha.Ministri Hoxha theksoi gjithashtu lidhja historike mes dy popujve, e dëshmuar nga mbrojtja e hebrenjve nga shqiptarët gjatë Holokaustit, një histori që do të përcillet edhe përmes proje
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.