VijestiXhemajli tregon si ra në duart e UDB-së: Më arrestuan me materiale propagandistike në tavolinë
1 min čitanja
Vijesti
Xhemajli tregon si ra në duart e UDB-së: Më arrestuan me materiale propagandistike në tavolinë
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Veprimtari, Bajrush Xhemajli ka rrëfyer në emisionin “Debat Plus”, në kuadër të ciklit “Dosjet”, arrestimin e tij më 14 dhjetor 1982 dhe mënyrën se si autoritetet jugosllave kishin arritur të zbulonin veprimtarinë e grupit ilegal ku bënte pjesë.Ai ka thënë se në momentin e arrestimit ishte duke bërë ushtrime në banesë, ndërsa policët hynë me armë automatike. Sipas tij, në tavolinë ndodheshin materialet propagandistike dhe aparati i fotokopjimit që grupi e përdorte për përgatitjen e botimit të ri të revistës “Liria”.“UDB-ja sigurisht që e ka ditur, se edhe ashtu më ka zënë duke e ditur”, ka deklaruar Xhemajli, duke shtuar se nuk e di saktësisht se si kishin arritur informacionet te organet e sigurimit.Ai ka treguar se grupi synonte të botonte numrin e shtatë të revistës “Liria”, duke vazhduar traditën e numrave të mëparshëm, ndërsa arrestimi i tij dhe i pjesëtarëve të tjerë e ndërpreu këtë përpjekje.Xhemajli ka bërë të ditur se ishte dënuar me 14 vjet burgim.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.