Foto: TelegrafiIz objave izvora
Oda e Farmacistëve të Kosovës (OFK) ka shprehur mospajtimin me aktgjykimin e Gjykatës Supreme të 17 shtatorit 2026, me të cilin është shfuqizuar pika C e Shtojcës 2 të Udhëzimit Administrativ nr. 02/2026 për Shkollimin Specialistik, që lidhet me farmacistët.Në një reagim publik, OFK ka vlerësuar se aktgjykimi përmban kundërthënie dhe mangësi thelbësore, të cilat, sipas saj, kanë pasoja të drejtpërdrejta për shkollimin specialistik të farmacistëve në Kosovë.Rasti lidhet me padinë e Shoqatës së Biokimistëve Klinikë të Kosovës kundër Ministrisë së Shëndetësisë.Oda ka ngritur pikëpyetje për dokumentacionin e përdorur gjatë procesit gjyqësor, duke theksuar se në mesin e provave të administruara figuron një dokument i emërtuar “Udhëzimi Administrativ nr. xx/2025”, për të cilin, sipas saj, nuk është sqaruar statusi juridik, prejardhja dhe rëndësia provuese.Sipas OFK-së, aktgjykimi nuk identifikon ndonjë dispozitë konkrete të Ligjit për Shëndetësi që është shkelur me përfshirjen e farmacistëve në fushat specialistike të përcaktuara në pikën C.Oda vlerëson se arsyetimi i Gjykatës mbështetet në nenet 1 dhe 2 të këtij ligji, të cilat përcaktojnë qëllimin dhe fushëveprimin e tij, por nuk rregullojnë drejtpërdrejt kriteret e specializimit dhe as nuk përmbajnë ndalim për farmacistët.Në reagim, OFK ka theksuar se aktgjykimi nuk trajton nenin 69 të Ligjit për Shëndetësi, që njeh farmacistin specialist, dhe as nenin 72, që rregullon shkollimin specialistik.Një tjetër çështje e ngritur nga Oda është fakti se farmacistëve u ishte lejuar edhe më herët ndjekja e specializimit në Biokimi Klinike.Sipas qëndrimit të Ministrisë së Shëndetësisë, të pasqyruar në aktgjykim, një mundësi e tillë ishte paraparë edhe me Udhëzimin Administrativ nr. 03/2013 për Shkollimin Specialistik.OFK ka kritikuar Gjykatën edhe për vlerësimet lidhur me përmbajtjen dhe barasvlerësinë e programeve akademike, duke pretenduar se në aktgjykim nuk janë identifikuar ekspertiza përkatëse apo prova të verifikueshme që mb
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.