PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Albin kurtiKurti falënderon komandantin e KFOR-it për bashkëpunimin gjatë dy mandateve: Largohet si mik
1 min čitanja
Albin kurti

Kurti falënderon komandantin e KFOR-it për bashkëpunimin gjatë dy mandateve: Largohet si mik

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe bashkërendimin gjatë dy mandateve të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komunikimi me Ulutaş ka qenë konstruktiv, duke theksuar se ai largohet nga Kosova si mik.“Në dy mandatet e tij të komandës së KFOR-it, komunikimi me Gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka qenë konstruktiv, ndërsa ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Në takimin lamtumirës sot, e falënderova për bashkëpunimin e bashkërendimin”, ka shkruar Kurti.Sipas kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon.Temë e diskutimit ka qenë edhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.Kurti ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, të cilin e ka falënderuar për bashkëpunimin dhe bashkërendimin gjatë dy mandateve të tij në krye të misionit të NATO-s në Kosovë.Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se komunikimi me Ulutaş ka qenë konstruktiv, duke theksuar se ai largohet nga Kosova si mik.“Në dy mandatet e tij të komandës së KFOR-it, komunikimi me Gjeneralmajor Özkan Ulutaş ka qenë konstruktiv, ndërsa ai largohet nga vendi ynë si mik me të cilin do të ruajmë kujtime të mira. Në takimin lamtumirës sot, e falënderova për bashkëpunimin e bashkërendimin”, ka shkruar Kurti.Sipas kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, zhvillimet aktuale politike dhe situatën e sigurisë në vend dhe rajon.Temë e diskutimit ka qenë edhe ngritja e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës, si dhe bashkëpunimi ndërmjet institucioneve të Republikës së Kosovës dhe KFOR-it.Kurti ka bërë të ditur se është diskutuar edhe për mundësitë konkrete të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe misionit të NATO-s./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…