Fisnik asllaniTrajneri Ilzer tregon pse e riktheu titullar Asllanin pas ndeshjeve me Kosovën - sulmuesi përgjigjet me pjesëmarrje në dy golat
2 min čitanja
Fisnik asllani
Trajneri Ilzer tregon pse e riktheu titullar Asllanin pas ndeshjeve me Kosovën - sulmuesi përgjigjet me pjesëmarrje në dy golat
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Fisnik Asllani ka dhënë sinjale pozitive te Hoffenheimi, duke regjistruar një asistim në ndeshjen e tij të parë si titullar këtë edicion në Bundesligë. Sulmuesi kosovar u aktivizua nga minuta e parë në përballjen ndaj Hamburgut, por paraqitja e tij nuk mjaftoi për të shmangur humbjen 3-2.Pas një periudhe me pak minuta te klubi gjerman, Asllani u rikthye në formacionin titullar pas grumbullimit me Kombëtaren e Kosovës për ndeshjet e Ligës së Kombeve, ku gjeti edhe rrjetën. Ai fillimisht ishte pjesë e aksionit të golit të parë, kur u shënua autogoli, ndërsa asistoi për golin e dytë të Hoffenheimit, që e çoi rezultatin në 2-1, përpara se të zëvendësohej në minutën e 63-të.Trajnerit i pëlqeu puna e tijTrajneri i Hoffenheim, Christian Ilzer ka vlerësuar paraqitjet e sulmuesit në ndeshjet me Kosovën dhe punën e tij gjatë stërvitjeve pas rikthimit në klub. Sipas tij, gjendja e mirë fizike dhe angazhimi gjatë javës e bindën që ta përfshinte në formacionin fillestar.“Ai ishte në stërvitje gjatë gjithë javës dhe u paraqit në një mënyrë të tillë që thjesht nuk kishim zgjidhje tjetër, përveçse ta vendosnim në formacionin titullar”, ka deklaruar Ilzer për “DAZN”.Asllani kishte pasur pak hapësira te Hoffenheimi pas dështimit të transferimit te Leipzigu gjatë verës. Ai e kishte humbur një pjesë të përgatitjeve parasezonale dhe nuk kishte luajtur në ndeshjet miqësore, ndërsa në tri paraqitjet e para zyrtare për klubin kishte regjistruar vetëm 33 minuta: 18 në dy ndeshje të Bundesligës dhe 15 në një takim të Ligës së Evropës. Trajneri i Hoffenheim, Christian Ilzer (djathtas)Në anën tjetër, grumbullimi me Kosovën i dha mundësinë të fitonte minuta dhe ritëm garues. Asllani luajti 90 minuta ndaj Izraelit, ndërsa pati edhe paraqitje të shkurtra në ndeshjet ndaj Irlandës dhe Austrisë. Përballë austriakëve në Prishtinë, ai shënoi një gol të bukur në barazimin 1-1.“Ai thjesht kishte nevojë për më shumë ndeshje. Ai luajti në total rreth një ndeshje e gjysmë për ekipin kombëtar të Kosovës”.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.