Spb tetovëSezoni i gjuetisë, SPB Tetovë me aktivitet parandalues: Gjuetarët detyrimisht të respektojnë ligjin
1 min čitanja
Spb tetovë
Sezoni i gjuetisë, SPB Tetovë me aktivitet parandalues: Gjuetarët detyrimisht të respektojnë ligjin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
MPB Maqedoni njofton se dje (11.10.2026), Seksioni për Parandalim pranë SPB Tetovë zhvilloi një aktivitet parandalues me rastin e fillimit të sezonit të ri të gjuetisë.Nëpunësit policorë morën pjesë në hapjen e sezonit, të organizuar nga shoqata e gjuetarëve „Bujna Leska“ nga Bërvenica, në vendin e quajtur „Çuka“ (zonë e fshatit Vollkovi), ku zhvilluan takime me drejtuesit dhe anëtarët e shoqatës."Gjatë takimit, gjuetarëve iu bë e ditur se duhet të respektojnë detyrimisht Ligjin për Gjuetinë dhe Ligjin për Armët, si dhe ta përdorin armën vetëm për qëllimin e lejuar. Para çdo të shtëne, gjuetari duhet ta identifikojë me siguri objektivin dhe të ketë kujdes për praninë e mundshme të gjuetarëve të tjerë, alpinistëve ose bujqve"."Ndalohet rreptësisht përdorimi i armëve të zjarrit nën ndikimin e alkoolit ose të substancave psikoaktive. Gjithashtu, u bë apel që të raportohen personat që gjuajnë pa leje ose jashtë ditëve të lejuara për gjueti"."SPB Tetovë apelon për sjellje të ndërgjegjshme dhe të përgjegjshme, me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe mbrojtjen e jetës dhe shëndetit të të gjithë pjesëmarrësve në gjueti dhe të qytetarëve", thonë nga MPB Maqedoni./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.