Lamine yamalYamal zbulon një detaj të trishtueshëm nga fëmijëria e tij e varfër
2 min čitanja
Lamine yamal
Yamal zbulon një detaj të trishtueshëm nga fëmijëria e tij e varfër
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Lamine Yamal është sot një nga yjet më të mëdhenj të futbollit botëror, por rrugëtimi i tij drejt majës nuk ka qenë aspak i lehtë. Ylli i Barcelonës është rritur në kushte modeste në Rocafonda të Matarós, ndërsa sakrificat e nënës së tij, Sheila Ebana, kanë luajtur një rol të rëndësishëm në jetën dhe karrierën e tij.Në një bisedë me José Ramón de la Morenën, në podcastin “Resonancia de Corazón”, Yamal ka kujtuar banesën ku jetonte si fëmijë dhe kushtet e thjeshta në të cilat u rrit.“Vija nga një banesë ku kuzhina dhe dhoma e gjumit ishin në të njëjtin vend”, ka rrëfyer futbollisti, duke kujtuar një periudhë kur familja e tij kishte mundësi të kufizuara financiare. PlayStation që e bëri të lumturNjë nga kujtimet që i ka mbetur veçanërisht në mendje është një dhuratë e nënës së tij gjatë festave. Sheila punonte në McDonald’s dhe, pavarësisht vështirësive ekonomike dhe angazhimeve të shumta, gjente mënyra për ta bërë të lumtur të birin.“Me ato pak gjëra që kishim, ishim shumë të lumtur gjatë festave. Ajo më bleu një PlayStation”, ka treguar Yamal në dokumentarin e Xavi Torresit, “304”.Sot, kur mund të përballojë pothuajse gjithçka, ylli i Barcelonës nuk i ka harruar sakrificat e nënës. Ai ka zbuluar se një nga mënyrat për t’ia kthyer sadopak gjithë atë që kishte bërë për të ishte blerja e një shtëpie. “I bleva nënës sime një shtëpi në zonën që ajo vetë e zgjodhi. E pyeta se në cilin vend dëshironte të jetonte dhe i thashë: ‘Kudo që të duash’”, ka rrëfyer futbollisti.Megjithatë, Yamal e di se asnjë dhuratë nuk mund të krahasohet me atë që nëna e tij i ka dhënë gjatë fëmijërisë.“Asgjë që mund t’i jap nuk do të jetë kurrë e barabartë me atë që ajo më ka dhënë mua. Nëna ime ishte një nga modelet e mia kur isha i vogël”, ka thënë ai. Nëna nuk e lejoi të përqendrohej vetëm te futbolliPërtej sakrificave për t’i siguruar një jetë më të mirë familjes, Sheila është kujdesur që i biri të mos e neglizhonte shkollimin, edhe kur talenti i tij në futboll nisi të bëhej i dukshëm.Yamal
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.