Balfin groupBALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen zgjerojnë partneritetin në tre tregje të Bashkimit Evropian
2 min čitanja
Balfin group
BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen zgjerojnë partneritetin në tre tregje të Bashkimit Evropian
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Marrëveshja parashikon hapjen e 87 dyqaneve në Rumani, Bullgari dhe Kroaci gjatë pesë viteve të ardhshme.BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen po zgjerojnë partneritetin e tyre strategjik në Rumani, Bullgari dhe Kroaci, duke nisur një fazë të re në zhvillimin e markës daneze në Evropën Qendrore dhe Juglindore.Ky zgjerim vjen pas zhvillimit të suksesshëm të Flying Tiger Copenhagen në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe Serbi, ku rrjeti i krijuar në kuadër të këtij partneriteti do të arrijë në 20 dyqane deri në fund të vitit 2026. Hyrja në tregjet e Bosnjë-Hercegovinës dhe Malit të Zi është planifikuar për fillimin e vitit 2027. Duke u mbështetur në këtë përvojë dhe në rezultatet e forta të arritura në tregjet ekzistuese, dy kompanitë kanë vendosur ta shtrijnë bashkëpunimin edhe në tre tregje të tjera evropiane.Sipas marrëveshjes së re, BALFIN Group dhe Flying Tiger Copenhagen planifikojnë të hapin 87 dyqane në Rumani, Bullgari dhe Kroaci gjatë pesë viteve të ardhshme. Zgjerimi do të nisë në Rumani dhe Bullgari në vitin 2027, ndërsa në Kroaci në fillim të vitit 2028.Marrëveshja përbën një hap të rëndësishëm në strategjitë e rritjes së të dyja kompanive. Për BALFIN Group, ajo forcon më tej pozicionin si grup ndërkombëtar investimesh me aktivitet në 13 shtete dhe mbështet strategjinë e ndërtimit të partneriteteve afatgjata me marka ndërkombëtare lider.Për Flying Tiger Copenhagen, marrëveshja mbështet zgjerimin global të markës dhe krijon një bazë të fortë për zhvillimin në tre tregje të rëndësishme të Bashkimit Evropian, duke u mbështetur në partneritetin e konsoliduar me BALFIN Group.Samir Mane, President i BALFIN Group, u shpreh: “Rezultatet e arritura me Flying Tiger Copenhagen kanë treguar forcën e partneritetit tonë dhe potencialin për rritje të mëtejshme. Zgjerimi në Rumani, Bullgari dhe Kroaci e çon bashkëpunimin tonë në një nivel të ri dhe e sjell markën në tre tregje të rëndësishme të Bashkimit Evropian. Për BALFIN Group, kjo marrëveshje pasqyron angaz
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.