AngliaTre të rinj të armatosur me thika u përleshen në platformën e një stacioni në Angli, ndërsa pasagjerët e tmerruar e ndoqën sherrin
1 min čitanja
Anglia
Tre të rinj të armatosur me thika u përleshen në platformën e një stacioni në Angli, ndërsa pasagjerët e tmerruar e ndoqën sherrin
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ky thuhet se është momenti kur tre të rinj të armatosur me thika u panë duke u përleshur në platformën e një stacioni, ndërsa pasagjerët shikonin të tmerruar.Pamjet filmike tregojnë tre burra me maska që godasin njëri-tjetrin me thika të mëdha në platformën e stacionit Worthing në Angli.Policia u njoftua për një përleshje rreth orës 18:30 të së dielës, por të rinjtë ishin larguar dhe vazhdojnë të jenë të lirë, shkruajnë mediat e britanike, përcjell Telegrafi.Stacioni u rrethua dhe qëndroi i mbyllur gjatë natës, por është rihapur sot.Oficerët kontrolluan zonën e Sussex-it në kërkim të autorëve, por thanë se nuk u gjet askush.Një zëdhënës i Policisë Britanike të Transportit (BTP) tha: "Na njoftuan dje (11 tetor) rreth orës 18:30 për një përleshje ku përfshiheshin tre burra në platformën e stacionit hekurudhor Worthing”."U raportua se të gjithë kishin thika dhe ishin larguar nga stacioni para mbërritjes së policisë”."Oficerët kryen një kontroll të imtësishëm të zonës së bashku me kolegët e Policisë së Sussex-it, megjithatë, nuk u gjet askush”."Hetimet janë në vazhdim...”, ka thënë më tej policia. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.