FskKosova planifikon të prodhojë municione, dronë, antidronë, sisteme elektronike ushtarake e blinda
2 min čitanja
Fsk
Kosova planifikon të prodhojë municione, dronë, antidronë, sisteme elektronike ushtarake e blinda
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Jo veç municione e dronë, por edhe pajisje tjera ushtarake, përfshirë automjete të blinduara, sisteme elektronike ushtarake, dhe pajisje si uniforma, helmeta e antiplumb, planifikon të prodhojë Kosova. Tashmë është finalizuar drafti i një koncept-dokumenti që parasheh ngritjen e Korporatës Shtetërore të Industrisë së Mbrojtjes, në kuadër të së cilës do të funksionojë edhe një park industrialKosova planifikon ta themelojë Korporatën Shtetërore të Industrisë së Mbrojtjes. Në kuadër të saj parashihen fabrikat që prodhojnë jo vetëm municione e dronë, por edhe mjete të tjera ushtarake, nga blindat e deri te censorët e uniformat.Arkitektura e saj është përshkruar në draftin e një koncept dokumenti, të finalizuar nga Ministria e Mbrojtjes.Ministria ka paraparë që Korporata t’i ketë 6 divizione, në krye të të cilëve është ai i municioneve.Divizioni i Municioneve: Fabrikat prodhuese të municioneve të kalibrave të vegjël dhe të artilerisë. Ky divizion do të ndërtojë një fabrikë moderne në perëndim të vendit (p.sh. Jahoc të Gjakovës) duke përdorur teknologji bashkëkohore turke apo gjermane për municionet e para “Made in Kosova”, thuhet në draftin e koncept dokumentit për fushën e industrisë së mbrojtjes.Divizioni i dytë është ai i automjeteve ushtarake, por i fokusuar në mirëmbajtje, riparim dhe rindërtim. Dokumenti tregon se kjo mund të fillojë nga rifabrikimi i automjeteve të blinduara.Korporata parashihet ta ketë edhe divizionin për dronët.“Divizioni i Sistemeve Pa Pilot (UAV): Zhvillimi dhe prodhimi i sistemeve pa pilot, si dronët taktikë dhe anti-dronë. Një laborator kombëtar i dronëve mund të themelohet në partneritet me përmbaruesit vendorë (p.sh. elektronikë, softuer) dhe institutet e kërkimit për të nxitur inovacionin në këtë fushë emergjente”, thuhet në dokument.Në kuadër të korporatës parashihet ngritja edhe e konceptit që njihet si truri dhe sistemi nervor i ushtrisë. Ai përfshin komandën, kontrollin, komunikimet, kompjuterët, inteligjencën, vëzhgimin dhe zbulimin.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.