Alpet zviceraneZvicër: Alpinisti francez humb jetën pas rënies nga 300 metra lartësi në Vaud
1 min čitanja
Alpet zvicerane
Zvicër: Alpinisti francez humb jetën pas rënies nga 300 metra lartësi në Vaud
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Një alpinist francez 30-vjeçar humbi jetën të dielën, pasi ra nga një lartësi prej rreth 300 metrash gjatë një ecjeje malore pranë Les Plans-sur-Bex, në komunën e Bex, në kantonin e Vaud-it. Ngjarja ndodhi rreth orës 13:20, pranë majës së Dent Rouge, ku policia kantonale e Vaud-it u njoftua për aksidentin, raporton Blick.Një helikopter i shërbimit zviceran të shpëtimit ajror Rega u dërgua menjëherë në vendngjarje. Megjithatë, ekipet e shpëtimit mundën të konstatonin vetëm vdekjen e alpinistit, një shtetas francez që banonte në rajonin e Chablais, në kantonin e Vaud-it. Sipas policisë kantonale, 30-vjeçari ishte nisur për ecje malore të dielën në mëngjes, së bashku me dy alpinistë të tjerë, transmeton Telegrafi. Dy shoqëruesit e tij arritën të ktheheshin vetë në Les Plans-sur-Bex. Zyra e prokurorit publik është njoftuar për rastin, ndërsa ekipet e shpëtimit malor të xhandarmërisë kantonale po hetojnë rrethanat dhe shkaqet e rënies. Për shkak të terrenit të vështirë, operacioni kërkoi angazhimin e një helikopteri Rega dhe të disa specialistëve të shpëtimit./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.