Ejup maqedonciKosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk
2 min čitanja
Ejup maqedonci
Kosova diskuton me SHBA-në blerjen e helikopterëve Black Hawk
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Në margjina të Warsaw Security Forum 2026, ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, zhvilloi një takim me Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, ambasadorin Matthew Whitaker, ku në fokus ishte avancimi i bashkëpunimit bilateral në fushën e mbrojtjes dhe koordinimi për çështje me interes të përbashkët.“Ministri Maqedonci shprehu mirënjohjen për mbështetjen dhe kontributin e vazhdueshëm të SHBA-së për Kosovën, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës. Ai theksoi rëndësinë e veçantë të bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Ioëa-s, i cili po zhvillohet prej më shumë se 15 vjetësh në kuadër të Programit të Partneritetit Shtetëror. Ky partneritet po forcon kapacitetet tona përmes trajnimeve, ushtrimeve të përbashkëta dhe shkëmbimit të përvojave.Nga ana e tij, ambasadori Whitaker shprehu mbështetjen për rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit në NATO dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane për zhvillimin e kapaciteteve mbrojtëse të Kosovës.Bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve po zgjerohet edhe në fushat e prokurimeve ushtarake dhe industrisë së mbrojtjes. Gjatë takimit u diskutua për zhvillimin e kapaciteteve tona, përfshirë sistemet e blera nga SHBA-ja dhe procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve Black Hawk. Po ashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes për zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.Ministri Maqedonci ritheksoi nevojën për mbështetjen e Kosovës në rrugën drejt anëtarësimit në NATO, si dhe për zgjerimin e qasjes së ushtarakëve tanë në programet dhe shkollat e NATO-s. Gjithashtu, u diskutua për zhvillimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me NATO-n lidhur me praninë dhe optimizimin e KFOR-it, si dhe normalizimin e hapësirës ajrore të Kosovës.Në këtë takim, ministri Maqedonci shprehu interesimin për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit sipas parimit të ndarjes së përgjegjësive, përfshirë në kampin Bondsteel dhe në Aeroportin e Gjakovës. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e kontributit të Kosovës në Forcën Ndërkombëtare Stabiliz
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.