Mbretëresha letiziaMbretëresha spanjolle mahnit me stilin elegant në paradën ushtarake
2 min čitanja
Mbretëresha letizia
Mbretëresha spanjolle mahnit me stilin elegant në paradën ushtarake
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Mbretëresha Letizia u shfaq me një tjetër veshje elegante gjatë paradës ushtarake në Madrid, të organizuar me rastin e Ditës Kombëtare të Spanjës.Ajo zgjodhi një fustan rozë pastel, me prerje të lirshme dhe mëngë të gjata, duke tërhequr vëmendjen me stilin e saj të rafinuar.Mbretëresha mori pjesë në ceremoninë tradicionale së bashku me bashkëshortin e saj, mbretin Felipe VI, dhe dy vajzat e tyre. Foto: Reuters Parada është një nga ngjarjet më të rëndësishme të familjes mbretërore spanjolle dhe ndiqet çdo vit me interes të madh.Fustani, në ngjyrë rozë pudër, kishte belin e theksuar dhe fundin që zgjerohej lehtë drejt pjesës së poshtme. Foto: ReutersPër ta kompletuar pamjen, Letizia kishte zgjedhur një çantë dhe këpucë në nuanca më të errëta, derisa flokët e gjatë të zinj i mbante të lëshuar.Mbretëresha e ndoqi paradën nga tribuna ceremoniale, pranë mbretit dhe vajzave të tyre. Foto: ReutersPrincesha Leonor u shfaq me uniformë ushtarake, njësoj si babai i saj, teksa princesha Sofia kishte zgjedhur një kostum të kuq, me pantallona dhe xhaketë me kopsa të dyfishta.Sipas fotografive të publikuara nga Reuters, familja mbretërore e ndoqi parakalimin e trupave ushtarake së bashku me kryeministrin spanjoll, Pedro Sanchez. Foto: ReutersDita Kombëtare e Spanjës shënohet çdo vit më 12 tetor. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.