PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Arabia sauditeArabia Saudite zgjat pezullimin e operacioneve në aeroportin e Riadit pas sulmeve të Houthëve
2 min čitanja
Arabia saudite

Arabia Saudite zgjat pezullimin e operacioneve në aeroportin e Riadit pas sulmeve të Houthëve

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Arabia Saudite njoftoi të hënën se kishte zgjatur pezullimin e operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar "King Khalid" në Riad, pas një sërë sulmesh ndaj këtij objekti.Në një deklaratë, Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil bëri të ditur se pezullimi u zgjat për të përfunduar procedurat e nevojshme për verifikimin e sigurisë së objekteve të aeroportit dhe gatishmërisë së tyre operacionale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Autoriteti nuk specifikoi se kur do të rifillonin operacionet.Vendimi pasoi sulmet e kryera ndaj aeroportit gjatë fundjavës.Të dielën pasdite, një predhë e paidentifikuar goditi Terminalin 4 të aeroportit, duke vrarë një banor pakistanez dhe duke plagosur 11 persona të tjerë, sipas autoriteteve saudite. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi gjithashtu se kishte “kapur” dhe shkatërruar një raketë pranë aeroportit.Një ditë më parë, të shtunën, një sulm i Houthëve goditi një terminal pasagjerësh në aeroport, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur 309 të tjerë, sipas autoriteteve saudite.Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite akuzoi Houthi-të për kryerjen e sulmit të së shtunës dhe e cilësoi goditjen si një "krim lufte të mirëfilltë".Sulmet ndodhin në një kohë përshkallëzimi të armiqësive midis Arabisë Saudite dhe Houthëve të Jemenit, ku aeroportet dhe objekte të tjera civile e të energjisë janë vënë në shënjestër ditët e fundit. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Arabia Saudite njoftoi të hënën se kishte zgjatur pezullimin e operacioneve në Aeroportin Ndërkombëtar "King Khalid" në Riad, pas një sërë sulmesh ndaj këtij objekti.Në një deklaratë, Autoriteti i Përgjithshëm i Aviacionit Civil bëri të ditur se pezullimi u zgjat për të përfunduar procedurat e nevojshme për verifikimin e sigurisë së objekteve të aeroportit dhe gatishmërisë së tyre operacionale, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.Autoriteti nuk specifikoi se kur do të rifillonin operacionet.Vendimi pasoi sulmet e kryera ndaj aeroportit gjatë fundjavës.Të dielën pasdite, një predhë e paidentifikuar goditi Terminalin 4 të aeroportit, duke vrarë një banor pakistanez dhe duke plagosur 11 persona të tjerë, sipas autoriteteve saudite. Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite njoftoi gjithashtu se kishte “kapur” dhe shkatërruar një raketë pranë aeroportit.Një ditë më parë, të shtunën, një sulm i Houthëve goditi një terminal pasagjerësh në aeroport, duke vrarë 13 persona dhe duke plagosur 309 të tjerë, sipas autoriteteve saudite.Koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite akuzoi Houthi-të për kryerjen e sulmit të së shtunës dhe e cilësoi goditjen si një "krim lufte të mirëfilltë".Sulmet ndodhin në një kohë përshkallëzimi të armiqësive midis Arabisë Saudite dhe Houthëve të Jemenit, ku aeroportet dhe objekte të tjera civile e të energjisë janë vënë në shënjestër ditët e fundit. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…