PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Miniera e stantergutKatër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem për minatorët e Stantërgut
2 min čitanja
Miniera e stantergut

Katër bllokime në nëntë muaj dhe i njëjti problem për minatorët e Stantërgut

Reakcije čitalacaUčitavamo…

“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”Kjo është frika që Ymer Meholli thotë se e ka përjetuar tri herë gjatë 15 vjetëve të punës në Minierën e Stantërgut, afër Mitrovicës, e cila është pjesë e ndërmarrjes minerare Trepça.Mbrëmjen e 7 tetorit, rreth orës 19:30, ai ndodhej rreth 800 metra nën tokë, bashkë me 62 minatorë të tjerë, kur një avari ndërpreu furnizimin me energji elektrike.Ashensori ndaloi së funksionuari dhe, sipas tij, bashkë me të edhe ventilimi.“Kur ndalet rryma, është një lloj stresi. A vjen, a s’vjen, a po mbetem... Të kap paniku”, rrëfen 45-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.Pas gati dy orësh pritjeje, Meholli dhe 17 kolegë vendosën të dilnin përmes shkallëve emergjente.Ngjitja nga horizonti i 11-të deri në sipërfaqe u mori edhe dy orë e gjysmë.“Të gjithë jemi lodhur, kishim ftohje të duarve dhe këmbëve. Disa më as nuk kishin fuqi”, thotë ai.Gjithsej 54 minatorë dolën në grupe përmes shkallëve. Nëntë të tjerë, që kishin vështirësi fizike dhe shëndetësore, pritën rikthimin e energjisë dhe dolën rreth orës 02:50 të mëngjesit të 8 tetorit.Të gjithë dolën pa lëndime, por incidenti nuk ishte i izoluar.Katër incidente, një problem i pazgjidhurMë 11 janar të këtij viti, pesë punëtorë mbetën të bllokuar për nëntë orë në Minierën e Stantërgut, për shkak të problemeve me energjinë.Dy javë më vonë, më 26 janar, një tjetër ndërprerje la minatorë të bllokuar për gjashtë deri në shtatë orë.Problemi u përsërit edhe më 14 maj. Nga 47 punëtorët që ndodheshin në minierë atëkohë, 29 dolën përmes rrugëve emergjente, ndërsa 18 të tjerë mbetën nën tokë për më shumë se dhjetë orë.Pas këtij incidenti, ministrja e atëhershme në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëroi hetim për të përcaktuar shkaqet e avarisë dhe nëse ajo mund të ishte parandaluar.Edhe Policia e Kosovës konfirmoi nisjen e hetimeve dhe njoftimin e prokurorit.Por, pesë muaj më vonë, pas një tjetër incidenti në Stantërg, mbetet e paqartë se çfarë kanë konstatuar hetimet dh

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

“Kur ndalet rryma, mendja menjëherë të shkon te dalja: A do të dal?”Kjo është frika që Ymer Meholli thotë se e ka përjetuar tri herë gjatë 15 vjetëve të punës në Minierën e Stantërgut, afër Mitrovicës, e cila është pjesë e ndërmarrjes minerare Trepça.Mbrëmjen e 7 tetorit, rreth orës 19:30, ai ndodhej rreth 800 metra nën tokë, bashkë me 62 minatorë të tjerë, kur një avari ndërpreu furnizimin me energji elektrike.Ashensori ndaloi së funksionuari dhe, sipas tij, bashkë me të edhe ventilimi.“Kur ndalet rryma, është një lloj stresi. A vjen, a s’vjen, a po mbetem... Të kap paniku”, rrëfen 45-vjeçari për Radion Evropa e Lirë.Pas gati dy orësh pritjeje, Meholli dhe 17 kolegë vendosën të dilnin përmes shkallëve emergjente.Ngjitja nga horizonti i 11-të deri në sipërfaqe u mori edhe dy orë e gjysmë.“Të gjithë jemi lodhur, kishim ftohje të duarve dhe këmbëve. Disa më as nuk kishin fuqi”, thotë ai.Gjithsej 54 minatorë dolën në grupe përmes shkallëve. Nëntë të tjerë, që kishin vështirësi fizike dhe shëndetësore, pritën rikthimin e energjisë dhe dolën rreth orës 02:50 të mëngjesit të 8 tetorit.Të gjithë dolën pa lëndime, por incidenti nuk ishte i izoluar.Katër incidente, një problem i pazgjidhurMë 11 janar të këtij viti, pesë punëtorë mbetën të bllokuar për nëntë orë në Minierën e Stantërgut, për shkak të problemeve me energjinë.Dy javë më vonë, më 26 janar, një tjetër ndërprerje la minatorë të bllokuar për gjashtë deri në shtatë orë.Problemi u përsërit edhe më 14 maj. Nga 47 punëtorët që ndodheshin në minierë atëkohë, 29 dolën përmes rrugëve emergjente, ndërsa 18 të tjerë mbetën nën tokë për më shumë se dhjetë orë.Pas këtij incidenti, ministrja e atëhershme në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, paralajmëroi hetim për të përcaktuar shkaqet e avarisë dhe nëse ajo mund të ishte parandaluar.Edhe Policia e Kosovës konfirmoi nisjen e hetimeve dhe njoftimin e prokurorit.Por, pesë muaj më vonë, pas një tjetër incidenti në Stantërg, mbetet e paqartë se çfarë kanë konstatuar hetimet dh

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…