PasaportaSpecialisti zviceran që zbulon pasaportat e falsifikuara brenda 10 sekondash
2 min čitanja
Pasaporta
Specialisti zviceran që zbulon pasaportat e falsifikuara brenda 10 sekondash
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Rreth 35 mijë pasaporta kontrollohen çdo ditë në Aeroportin e Cyrihut, ndërsa policia kantonale zbulon çdo vit nga 350 deri në 400 dokumente të falsifikuara. Specialistët e dokumenteve të identitetit mund të përcaktojnë brenda dhjetë sekondash nëse një pasaportë është e falsifikuar, ndërsa përballen edhe me dokumente të rralla dhe pasaporta me karakteristika të pazakonta. Në fillim të pushimeve të vjeshtës, Aeroporti i Cyrihut po operon me kapacitet të plotë, ndërsa policia kantonale po përballet me raste të falsifikimit të dokumenteve të udhëtimit. Dave Squindo, specialist i dokumenteve të identitetit në Aeroportin e Cyrihut, merret rregullisht me dokumente që dallojnë për sofistikimin dhe veçantinë e tyre, raporton RTS, transemton Telegrafi. Si të dalloni një pasaportë të falsifikuar Rreth 35 mijë pasaporta kontrollohen çdo ditë nga policia kantonale e Cyrihut në Aeroportin Kloten. Në rastin më të vogël të dyshimit, dokumenti u dorëzohet specialistëve për verifikim. “Brenda dhjetë sekondash, ne mund të përcaktojmë nëse një pasaportë është e falsifikuar apo jo”, shpjegon Dave Squindo. Specialistët shqyrtojnë me kujdes çdo detaj të dokumentit, përfshirë filigranët, ndryshimet e ngjyrave, hologramet, elementët e dukshëm nën rrezet UV, cilësinë e printimit, shenjat e manipulimit, çipat elektronikë dhe fotografitë. Çdo vit, policia kantonale e Cyrihut kap nga 350 deri në 400 dokumente të falsifikuara në aeroport. Kushdo që përpiqet të hyjë në Zvicër me një dokument të falsifikuar, në rastet më të rënda, mund të dënohet me burg deri në tre vjet ose me një gjobë të rëndë. Pasaporta të rralla në pikën e kontrollit Edhe pas vitesh përvojë, Dave Squindo vazhdon të bëjë zbulime të veçanta. “Disa pasaporta janë aq të rralla sa duhet të jesh me fat që të jesh në detyrë ditën që njëra prej tyre vjen”, thotë ai. Ndër dokumentet më të jashtëzakonshme që ka trajtuar është pasaporta e Vatikanit, e lëshuar vetëm për ata që janë në shërbim të Selisë së Shenjtë. Dokumenti duhet të kth
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.