PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
John irelandKompozitori i fshirë pa mëshirë nga historia
2 min čitanja
John ireland

Kompozitori i fshirë pa mëshirë nga historia

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Gjatë karrierës së tij, John Ireland u vlerësua shumë dhe veprat e tij u interpretuan shpeshherë. E, përse tani është harruar?Nga: Simon Heffer / The Telegraph [titulli: The tortured composer who has been cruelly airbrushed from history] Përkthimi: Telegrafi.comDisa kompozitorë të mirë zhduken nga vëmendja pas vdekjes, pjesërisht sepse nuk mund ta promovojnë më muzikën e tyre, ose pjesërisht sepse dalin nga moda. Kompozitorët britanikë, ndoshta për shkak të karakterit të perceptuar - gabimisht - si të mbyllur brenda idiomës së tyre muzikore, duken veçanërisht të brishtë: kjo i ndodhi madje edhe njeriut që sot konsiderohet gjerësisht si kompozitori ynë më i madh, Vaughan Williams, i cili - me përjashtim të dukshëm të vitit të njëqindvjetorit të tij më 1972 - u interpretua pak për rreth 30 vjet pas vdekjes së tij më 1958.John Ireland, shtatë vjet më i ri se Vaughan Williamsi, ka pësuar një zhdukje të tillë qëkur vdiq më 1962. Pavarësisht se është rishfaqur herë pas here në sallat e koncerteve, ai është renditur jo vetëm në divizionin e dytë të kompozitorëve anglezë, por edhe në pjesën e poshtme, për shkak se luhet shumë pak muzika e tij. Veprat e tij janë incizuar: ai ishte një miniaturist i shkëlqyer dhe muzika e tij për piano dhe këngët gjenden në një përmbledhje të bukur të labelit Lyrita. Ashtu si Vaughan Williamsi, ai studioi në Kolegjin Mbretëror të Muzikës [Royal College of Music] në vitet 1890 dhe dha mësim atje që nga vitet 1920. Gjatë jetës së tij, kur jeta muzikore britanike ishte e mbushur me kompozitorë të shkëlqyer, ai u vlerësua shumë, gjë që e bën edhe më të jashtëzakonshme rënien e tij pas vdekjes.Ndoshta një pjesë e problemit ishte përqendrimi i tij te muzika kamertale, kryesisht e bukur dhe melodike, por prej së cilës pak vepra ngrihen aq shumë mbi pjesën tjetër sa t’i kenë siguruar atij një reputacion të madh. Nëse emri i tij njihet gjerësisht sot, kjo është për melodinë e tij për Dashurinë e panjohur [Love Unknown] e cila gjendet pothuajse në çdo

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Gjatë karrierës së tij, John Ireland u vlerësua shumë dhe veprat e tij u interpretuan shpeshherë. E, përse tani është harruar?Nga: Simon Heffer / The Telegraph [titulli: The tortured composer who has been cruelly airbrushed from history] Përkthimi: Telegrafi.comDisa kompozitorë të mirë zhduken nga vëmendja pas vdekjes, pjesërisht sepse nuk mund ta promovojnë më muzikën e tyre, ose pjesërisht sepse dalin nga moda. Kompozitorët britanikë, ndoshta për shkak të karakterit të perceptuar - gabimisht - si të mbyllur brenda idiomës së tyre muzikore, duken veçanërisht të brishtë: kjo i ndodhi madje edhe njeriut që sot konsiderohet gjerësisht si kompozitori ynë më i madh, Vaughan Williams, i cili - me përjashtim të dukshëm të vitit të njëqindvjetorit të tij më 1972 - u interpretua pak për rreth 30 vjet pas vdekjes së tij më 1958.John Ireland, shtatë vjet më i ri se Vaughan Williamsi, ka pësuar një zhdukje të tillë qëkur vdiq më 1962. Pavarësisht se është rishfaqur herë pas here në sallat e koncerteve, ai është renditur jo vetëm në divizionin e dytë të kompozitorëve anglezë, por edhe në pjesën e poshtme, për shkak se luhet shumë pak muzika e tij. Veprat e tij janë incizuar: ai ishte një miniaturist i shkëlqyer dhe muzika e tij për piano dhe këngët gjenden në një përmbledhje të bukur të labelit Lyrita. Ashtu si Vaughan Williamsi, ai studioi në Kolegjin Mbretëror të Muzikës [Royal College of Music] në vitet 1890 dhe dha mësim atje që nga vitet 1920. Gjatë jetës së tij, kur jeta muzikore britanike ishte e mbushur me kompozitorë të shkëlqyer, ai u vlerësua shumë, gjë që e bën edhe më të jashtëzakonshme rënien e tij pas vdekjes.Ndoshta një pjesë e problemit ishte përqendrimi i tij te muzika kamertale, kryesisht e bukur dhe melodike, por prej së cilës pak vepra ngrihen aq shumë mbi pjesën tjetër sa t’i kenë siguruar atij një reputacion të madh. Nëse emri i tij njihet gjerësisht sot, kjo është për melodinë e tij për Dashurinë e panjohur [Love Unknown] e cila gjendet pothuajse në çdo

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…