PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lajme nga zvicraPërplasja për avionët F-35 në Zvicër, kreu i oficerëve akuzon ish-shefin e ushtrisë Thomas Süssli
2 min čitanja
Lajme nga zvicra

Përplasja për avionët F-35 në Zvicër, kreu i oficerëve akuzon ish-shefin e ushtrisë Thomas Süssli

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Marrëveshja për blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga SHBA-ja vazhdon të shkaktojë polemika në Zvicër. Kreu i Shoqatës Zvicerane të Oficerëve, Michele Moor, ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e ish-shefit të ushtrisë, Thomas Süssli, në çështjen e çmimit fiks, ndërsa ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat. Sipas mediumit zviceran Watson, Moor ngriti pikëpyetje për atë që drejtuesit e atëhershëm të institucioneve dinin lidhur me çështjen e çmimit fiks në kohën kur u larguan nga detyra. Në një shkrim të publikuar në revistën ushtarake zvicerane, ai argumentoi se përgjegjësia e Süsslit nuk mund të anashkalohet vetëm me arsyetimin se udhëheqja e ushtrisë nuk ishte drejtpërdrejt e përfshirë në negociatat kontraktuale. Për këto akuza, ka reaguar ish-shefi i ushtrisë, i cili tha se lidhjet që po bëhen mes largimit të tij nga detyra dhe çështjes së çmimit fiks, janë të pasakta, transmeton Telegrafi. Süssli theksoi se, sipas raportit të Komisionit të Kontrollit të Parlamentit zviceran, udhëheqja e ushtrisë nuk ishte e përfshirë në negociatat për kontratën e avionëve. Ai gjithashtu deklaroi se dorëheqjen e kishte paraqitur me shkrim gati katër javë përpara 24 shkurtit 2025, kur autoritetet amerikane e cilësuan për herë të parë çështjen e çmimit fiks si një “keqkuptim”. Süssli shtoi se ishte përfshirë në mbikëqyrjen e programit të prokurimit vetëm në fillim të vitit 2024, kur negociatat kontraktuale tashmë kishin përfunduar. Mirëpo, me këto deklarata nuk është pajtuar Moor, pasi, nuk është bindur totalisht nga shpjegimet e ish-shefit të ushtrisë. Ai deklaroi se Süssli, si drejtues i atëhershëm i ushtrisë, nuk mund të shmangë plotësisht përgjegjësinë për atë që ndodhi. “Po të mos kishte ditur asgjë për problemet rreth çmimit fiks, kjo do të ishte një katastrofë në Departamentin e Mbrojtjes. Nëse kishte dijeni, atëherë nuk përputhet ajo që ka shkruar”, argumentoi Moor. Përplasja mes tyre ka nxitur debat edhe për rolin e mundshëm të Süsslit në politikë. Ai është anëtarësuar në FDP

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Marrëveshja për blerjen e avionëve luftarakë F-35 nga SHBA-ja vazhdon të shkaktojë polemika në Zvicër. Kreu i Shoqatës Zvicerane të Oficerëve, Michele Moor, ka vënë në pikëpyetje përgjegjësinë e ish-shefit të ushtrisë, Thomas Süssli, në çështjen e çmimit fiks, ndërsa ky i fundit i ka hedhur poshtë akuzat. Sipas mediumit zviceran Watson, Moor ngriti pikëpyetje për atë që drejtuesit e atëhershëm të institucioneve dinin lidhur me çështjen e çmimit fiks në kohën kur u larguan nga detyra. Në një shkrim të publikuar në revistën ushtarake zvicerane, ai argumentoi se përgjegjësia e Süsslit nuk mund të anashkalohet vetëm me arsyetimin se udhëheqja e ushtrisë nuk ishte drejtpërdrejt e përfshirë në negociatat kontraktuale. Për këto akuza, ka reaguar ish-shefi i ushtrisë, i cili tha se lidhjet që po bëhen mes largimit të tij nga detyra dhe çështjes së çmimit fiks, janë të pasakta, transmeton Telegrafi. Süssli theksoi se, sipas raportit të Komisionit të Kontrollit të Parlamentit zviceran, udhëheqja e ushtrisë nuk ishte e përfshirë në negociatat për kontratën e avionëve. Ai gjithashtu deklaroi se dorëheqjen e kishte paraqitur me shkrim gati katër javë përpara 24 shkurtit 2025, kur autoritetet amerikane e cilësuan për herë të parë çështjen e çmimit fiks si një “keqkuptim”. Süssli shtoi se ishte përfshirë në mbikëqyrjen e programit të prokurimit vetëm në fillim të vitit 2024, kur negociatat kontraktuale tashmë kishin përfunduar. Mirëpo, me këto deklarata nuk është pajtuar Moor, pasi, nuk është bindur totalisht nga shpjegimet e ish-shefit të ushtrisë. Ai deklaroi se Süssli, si drejtues i atëhershëm i ushtrisë, nuk mund të shmangë plotësisht përgjegjësinë për atë që ndodhi. “Po të mos kishte ditur asgjë për problemet rreth çmimit fiks, kjo do të ishte një katastrofë në Departamentin e Mbrojtjes. Nëse kishte dijeni, atëherë nuk përputhet ajo që ka shkruar”, argumentoi Moor. Përplasja mes tyre ka nxitur debat edhe për rolin e mundshëm të Süsslit në politikë. Ai është anëtarësuar në FDP

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…