PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bashkimi evropianBE-ja i kërkon Kosovës përshpejtimin e reformave në punësim, arsim dhe siguri kibernetike
2 min čitanja
Bashkimi evropian

BE-ja i kërkon Kosovës përshpejtimin e reformave në punësim, arsim dhe siguri kibernetike

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e 8-të të Nënkomitetit të MSA-së për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale. Sipas një njoftimi për media thuhet se përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian mbajtën më 8 tetor, në Bruksel, takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale. Në takim u diskutuan një gamë e gjerë temash, duke përfshirë arsimin, rininë, politikat sociale dhe punësimin, shoqërinë e informacionit, telekomunikacionin dhe politikat audiovizuale, si dhe trashëgiminë kulturore.Në fushën e punësimit, Komisioni inkurajoi autoritetet që të finalizojnë dhe miratojnë legjislacionin e vonuar prej kohësh që mbulon punësimin, ekuilibrin ndërmjet jetës profesionale dhe asaj private, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat janë gjithashtu prioritete të Qeverisë. Ristrukturimi i Agjencisë së Punësimit duhet të përfundojë dhe kapacitetet e saj të forcohen, në mënyrë që të zbatojë me efikasitet masat aktive të tregut të punës dhe të ketë ndikim domethënës në uljen e shkallës së papunësisë dhe joaktivitetit, veçanërisht te gratë në moshë pune. Autoritetet u inkurajuan gjithashtu të sigurojnë që Inspektorati i Punës të ketë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të përmbushur mandatin e tij, si dhe të rrisin transparencën e raportimit të rasteve të aksidenteve në punë. Komisioni vlerësoi punën e deritanishme të Kosovës në zbatimin pilot të Skemës së Garancisë për të Rinjtë, që synon adresimin e nivelit të lartë të të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin arsim dhe nuk janë në trajnim (NEET), dhe inkurajoi krijimin e kushteve për zbatimin e saj të plotë. Komisioni gjithashtu inkurajoi autoritetet që të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve për të negociuar dhe lidhur në mënyrë të pavarur marrëveshje kolektive."Në fushën e përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale, Komisioni vur

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Kosova dhe Bashkimi Evropian mbajtën takimin e 8-të të Nënkomitetit të MSA-së për Inovacionin, Shoqërinë e Informacionit dhe Politikat Sociale. Sipas një njoftimi për media thuhet se përfaqësuesit e Kosovës dhe të Komisionit Evropian mbajtën më 8 tetor, në Bruksel, takimin e tetë të Nënkomitetit të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit për inovacionin, shoqërinë e informacionit dhe politikat sociale. Në takim u diskutuan një gamë e gjerë temash, duke përfshirë arsimin, rininë, politikat sociale dhe punësimin, shoqërinë e informacionit, telekomunikacionin dhe politikat audiovizuale, si dhe trashëgiminë kulturore.Në fushën e punësimit, Komisioni inkurajoi autoritetet që të finalizojnë dhe miratojnë legjislacionin e vonuar prej kohësh që mbulon punësimin, ekuilibrin ndërmjet jetës profesionale dhe asaj private, si dhe sigurinë dhe shëndetin në punë, të cilat janë gjithashtu prioritete të Qeverisë. Ristrukturimi i Agjencisë së Punësimit duhet të përfundojë dhe kapacitetet e saj të forcohen, në mënyrë që të zbatojë me efikasitet masat aktive të tregut të punës dhe të ketë ndikim domethënës në uljen e shkallës së papunësisë dhe joaktivitetit, veçanërisht te gratë në moshë pune. Autoritetet u inkurajuan gjithashtu të sigurojnë që Inspektorati i Punës të ketë burime të mjaftueshme financiare dhe njerëzore për të përmbushur mandatin e tij, si dhe të rrisin transparencën e raportimit të rasteve të aksidenteve në punë. Komisioni vlerësoi punën e deritanishme të Kosovës në zbatimin pilot të Skemës së Garancisë për të Rinjtë, që synon adresimin e nivelit të lartë të të rinjve që nuk janë të punësuar, nuk ndjekin arsim dhe nuk janë në trajnim (NEET), dhe inkurajoi krijimin e kushteve për zbatimin e saj të plotë. Komisioni gjithashtu inkurajoi autoritetet që të ndihmojnë në forcimin e kapaciteteve të organizatave të punëtorëve dhe punëdhënësve për të negociuar dhe lidhur në mënyrë të pavarur marrëveshje kolektive."Në fushën e përfshirjes sociale dhe mbrojtjes sociale, Komisioni vur

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…