Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një aeroplan stërvitor i ushtrisë pakistaneze është rrëzuar të hënën në jugperëndim të vendit, duke shkaktuar vdekjen e të dy pilotëve, njoftoi ushtria.Sipas autoriteteve ushtarake, avioni i tipit PAC MFI-17 Mushshak u rrëzua pranë qytetit Nawan Killi, në provincën e Baloçistanit. Shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë një defekt teknik, ndërsa ushtria nuk dha detaje të tjera për rrethanat e ngjarjes, transmeton Telegrafi.Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, dhe kryeministri Shehbaz Sharif shprehën ngushëllimet e tyre për familjet e pilotëve të vdekur.Aksidentet ajrore gjatë misioneve stërvitore janë relativisht të shpeshta në Pakistan. Megjithatë, autoritetet rrallë publikojnë hollësi për shkaqet e rrëzimeve, ndërsa raportet e hetimeve nuk bëhen publike.Në qershor, një tjetër avion i forcave ajrore pakistaneze u rrëzua gjatë një fluturimi rutinë stërvitor në veriperëndim të vendit, duke u marrë jetën të dy pilotëve. /Telegrafi/A Pakistan Army Aviation MFI-17 Mushshak training aircraft crashed near Nawakilli in Balochistan Province due to a technical malfunction.Both pilots on board, Major Husnain Shehzad Humayun, an instructor pilot, and Captain Abdul Samad, a student pilot, were killed in the crash. https://t.co/Ppyu63CPYo — OSINTWarfare (@OSINTWarfare) October 12, 2026
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.