Alban hyseniPas dy rasteve tragjike në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle më të shpeshta për armëmbajtje pa leje
2 min čitanja
Alban hyseni
Pas dy rasteve tragjike në Gjilan, Hyseni kërkon kontrolle më të shpeshta për armëmbajtje pa leje
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka kërkuar rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e prezencës së policisë në shkolla, pas ngjarjeve të fundit tragjike në këtë komunë.Hyseni ka bërë të ditur se këto kërkesa i ka paraqitur në mbledhjen urgjente të Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ku është diskutuar situata e sigurisë në Gjilan.Në këtë takim ka marrë pjesë edhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ndërsa për rastet e fundit janë dhënë informacione nga drejtori rajonal dhe komandanti i stacionit policor. Dy vrasje brenda tri ditësh në Gjilan, tre viktima - çfarë dihet për rastet në Livoç dhe Pogragjë “Gjatë mbledhjes kërkova zyrtarisht rritjen e kontrolleve policore për armëmbajtje pa leje dhe shtimin e prezencës së policisë në shkolla për të garantuar sigurinë e fëmijëve tanë”, ka shkruar Hyseni në një postim në Facebook.Ai ka thënë se institucionet komunale kanë ofruar bashkëpunim të plotë me organet e rendit, ndërsa përfaqësuesit institucionalë janë zotuar për angazhim më të madh në parandalimin e rasteve të tilla.“Mbrojtja e jetës së qytetarëve tanë mbetet prioriteti ynë kryesor dhe do të punojmë me vendosmëri për të garantuar qetësinë dhe rendin publik në çdo pjesë të Gjilanit”, ka deklaruar Hyseni. /Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.