Poezi nga: Mahmoud Darwish Përktheu (nga anglishtja): Agron ShalaNjë poet tani, e jo unë, shkruan poezi mbi shelgun e erës së largët. E përse trëndafili në mur vesh petale të reja?Një djalë tani, e jo ne, e lëshon pëllumbin të fluturojë lart, drejt tavanit të reve. E përse pylli shkund gjithë këtë borë rreth një buzëqeshjeje?Një zog tani, e jo ne, mbart një letër nga toka e gazelës drejt kaltërsisë. E përse gjuetari hyn në skenë dhe lëshon shigjetën e tij?Një burrë tani, e jo ne, lan hënën dhe ecën mbi kristalin e lumit. E përse ngjyra bie mbi tokë dhe ne jemi të zhveshur si pemët?Një i dashuruar tani, e jo unë, e fshin dashurinë e tij në baltën e burimeve pa fund. E përse selvia qëndron këtu si roje te porta e kopshtit?Një kalorës tani, e jo unë, ndal kalin e tij dhe dremit nën hijen e dushkut. E përse të vdekurit dynden drejt nesh nga muri dhe dollapi?(Darwish, Mahmoud. A Music Sentence. If I Were Another. [përkth.] Fady Joudah. New York : Farrar, Straus and Giroux, 2009. fq. 21-22)
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.