Ambasada e francës në kosovëPas BE-së, edhe Franca shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen
2 min čitanja
Ambasada e francës në kosovë
Pas BE-së, edhe Franca shpreh shqetësim për ndryshimet në Ligjin për Specialen
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Ambasada e Francës në Kosovë ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës.Në një përgjigje për Telegrafin, Ambasada e Francës ka theksuar se Dhomat e Specializuara janë institucion i pavarur gjyqësor dhe se mandati dhe pavarësia e tyre duhet të respektohen plotësisht në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.“Ambasada e Francës në Kosovë shpreh shqetësim të thellë lidhur me ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, të miratuara nga Kuvendi i Kosovës”, thuhet në përgjigje. Votohet ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara Ambasada franceze ka rikujtuar se Dhomat e Specializuara janë themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015 dhe janë pjesë e kornizës ligjore dhe kushtetuese të vendit.“Ambasada e Francës në Kosovë rikujton se Dhomat e Specializuara të Kosovës janë një institucion i pavarur gjyqësor, i themeluar me vendime të Kuvendit të Kosovës në vitet 2014–2015 dhe i integruar në kornizën ligjore dhe kushtetuese të Kosovës. Mandati dhe pavarësia gjyqësore duhet të respektohen plotësisht, në përputhje me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian”, thuhet më tej në përgjigje.Po ashtu, Ambasada e Francës ka theksuar rëndësinë e parimit të përgjegjësisë penale individuale dhe të drejtës për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.“Ambasada e Francës në Kosovë nënvizon rëndësinë e parimit të përgjegjësisë penale individuale dhe të së drejtës për drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë. Ambasada e Francës në Kosovë rithekson mbështetjen e saj të vazhdueshme për luftën kundër pandëshkueshmërisë”, thuhet në përgjigjen e ambasadës për Telegrafin.Ndryshe, komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka kritikuar gjithashtu ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke i cilësuar ato si në kundërshtim me detyrime
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.