PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Gjilani lokaleKomuna e Gjilanit dhe Help rrisin mbështetjen për bizneset - ndahen 162,500 euro për 65 përfitues
1 min čitanja
Gjilani lokale

Komuna e Gjilanit dhe Help rrisin mbështetjen për bizneset - ndahen 162,500 euro për 65 përfitues

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Komuna e Gjilanit dhe organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe kanë rritur nga 35 në 65 numrin e bizneseve përfituese të granteve, me një investim të përgjithshëm prej 162,500 eurosh.Kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të Aneksit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe organizatës Help, në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, të financuar nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).Përmes këtij aneksi, programit i janë shtuar edhe 30 grante të reja, ndërsa mbështetja mesatare për secilin përfitues është 2,500 euro. Financimi bëhet përmes bashkëfinancimit nga Help dhe Komuna e Gjilanit.Programi synon të mbështesë zhvillimin e bizneseve, vetëpunësimin dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.Në kuadër të këtij programi, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan do të organizojë një sesion informues më 15 tetor 2026, nga ora 10:00 deri në 11:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”.Në këtë sesion, përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët e interesuar do të mund të informohen për kriteret, kushtet dhe mënyrën e aplikimit për përfitimin nga programi. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Komuna e Gjilanit dhe organizata Help – Hilfe zur Selbsthilfe kanë rritur nga 35 në 65 numrin e bizneseve përfituese të granteve, me një investim të përgjithshëm prej 162,500 eurosh.Kjo është bërë e mundur pas nënshkrimit të Aneksit të Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Gjilanit dhe organizatës Help, në kuadër të projektit “Punë dhe Aftësi për Parandalimin e Migrimit në Kosovë”, të financuar nga Zyra Federale Gjermane për Migracion dhe Refugjatë (BAMF).Përmes këtij aneksi, programit i janë shtuar edhe 30 grante të reja, ndërsa mbështetja mesatare për secilin përfitues është 2,500 euro. Financimi bëhet përmes bashkëfinancimit nga Help dhe Komuna e Gjilanit.Programi synon të mbështesë zhvillimin e bizneseve, vetëpunësimin dhe krijimin e mundësive të reja ekonomike.Në kuadër të këtij programi, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në Gjilan do të organizojë një sesion informues më 15 tetor 2026, nga ora 10:00 deri në 11:00, në Bibliotekën e Qytetit “Fan S. Noli”.Në këtë sesion, përfaqësuesit e bizneseve dhe qytetarët e interesuar do të mund të informohen për kriteret, kushtet dhe mënyrën e aplikimit për përfitimin nga programi. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…