PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Sulm me armëNxënësi 14-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë drejtorin dhe një mësues në një shkollë në Francë
2 min čitanja
Sulm me armë

Nxënësi 14-vjeçar dyshohet se qëlloi me armë drejtorin dhe një mësues në një shkollë në Francë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Një nxënës është arrestuar pasi drejtori dhe një mësues u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Francën jugore, të hënën në mëngjes.Nxënësi i klasës së nëntë u ndalua “menjëherë” pas incidentit në shkollën e mesme Lakanal, në qytetin Aubagne, pranë Marsejës, bëri të ditur kryetari i bashkisë, Jean-Pierre Squillari. Mediat franceze raportuan se i dyshuari është 14 vjeç.Asnjë nxënës nuk u lëndua, ndërsa dy pjesëtarët e stafit arsimor morën trajtim mjekësor për plagët, të cilat nuk paraqesin rrezik për jetën, tha Squillari, transmeton Telegrafi.Sipas transmetuesit BFMTV dhe gazetës Le Parisien, incidenti nuk besohet të ketë lidhje me protestat e vazhdueshme për kushtet në shkolla. Këto raportime u bazuan në burime të njohura me hetimin.Ministri francez i Arsimit, Édouard Geffray, konfirmoi se drejtori dhe një mësues ishin plagosur nga të shtënat me armë zjarri në shkollën Lakanal.“Dy pjesëtarë të personelit të sistemit kombëtar të arsimit, një drejtor dhe një mësues, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri këtë mëngjes në shkollën e mesme Lakanal, në Aubagne. Dyshohet se autor është një nxënës”, shkroi ai në rrjetet sociale.Geffray pritet ta vizitojë vendin e ngjarjes të hënën pasdite, së bashku me ministrin e Brendshëm, Laurent Nuñez.Sipas raportimeve, nxënësi hyri në shkollë me armë, pas së cilës u dëgjuan disa të shtëna. Më pas, ai u ndalua nga një pjesëtar i stafit.Drejtori 53-vjeçar dyshohet se u qëllua në këmbë, ndërsa mësuesi 37-vjeçar u plagos në kofshë.“Të gjithë nxënësit u mbyllën menjëherë në ambiente të sigurta, brenda pak sekondash”, deklaroi kryetari i bashkisë, Squillari, në një përditësim të publikuar në rrjetet sociale.Rrethanat dhe motivet e incidentit mbeten objekt hetimi. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Një nxënës është arrestuar pasi drejtori dhe një mësues u plagosën nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në Francën jugore, të hënën në mëngjes.Nxënësi i klasës së nëntë u ndalua “menjëherë” pas incidentit në shkollën e mesme Lakanal, në qytetin Aubagne, pranë Marsejës, bëri të ditur kryetari i bashkisë, Jean-Pierre Squillari. Mediat franceze raportuan se i dyshuari është 14 vjeç.Asnjë nxënës nuk u lëndua, ndërsa dy pjesëtarët e stafit arsimor morën trajtim mjekësor për plagët, të cilat nuk paraqesin rrezik për jetën, tha Squillari, transmeton Telegrafi.Sipas transmetuesit BFMTV dhe gazetës Le Parisien, incidenti nuk besohet të ketë lidhje me protestat e vazhdueshme për kushtet në shkolla. Këto raportime u bazuan në burime të njohura me hetimin.Ministri francez i Arsimit, Édouard Geffray, konfirmoi se drejtori dhe një mësues ishin plagosur nga të shtënat me armë zjarri në shkollën Lakanal.“Dy pjesëtarë të personelit të sistemit kombëtar të arsimit, një drejtor dhe një mësues, u plagosën nga të shtënat me armë zjarri këtë mëngjes në shkollën e mesme Lakanal, në Aubagne. Dyshohet se autor është një nxënës”, shkroi ai në rrjetet sociale.Geffray pritet ta vizitojë vendin e ngjarjes të hënën pasdite, së bashku me ministrin e Brendshëm, Laurent Nuñez.Sipas raportimeve, nxënësi hyri në shkollë me armë, pas së cilës u dëgjuan disa të shtëna. Më pas, ai u ndalua nga një pjesëtar i stafit.Drejtori 53-vjeçar dyshohet se u qëllua në këmbë, ndërsa mësuesi 37-vjeçar u plagos në kofshë.“Të gjithë nxënësit u mbyllën menjëherë në ambiente të sigurta, brenda pak sekondash”, deklaroi kryetari i bashkisë, Squillari, në një përditësim të publikuar në rrjetet sociale.Rrethanat dhe motivet e incidentit mbeten objekt hetimi. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…