Blerton abaziTetori - muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike
2 min čitanja
Blerton abazi
Tetori - muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pse duhet Kosova të kalojë nga përdorimi i teknologjisë te kultura e sigurisë digjitale?Në një shoqëri që po mbështetet gjithnjë e më shumë në shërbimet digjitale, siguria kibernetike nuk është vetëm çështje e teknologjisë. Ajo është çështje e sigurisë së qytetarëve, besimit në institucione dhe qëndrueshmërisë së ekonomisë.Tetori shënon Muajin e Ndërgjegjësimit për Sigurinë Kibernetike, një mundësi për të rikujtuar se mbrojtja në hapësirën digjitale nuk është përgjegjësi vetëm e ekspertëve të teknologjisë. Ajo fillon me secilin prej nesh, me mënyrën se si i përdorim pajisjet, si i trajtojmë të dhënat personale dhe si reagojmë ndaj mesazheve, lidhjeve dhe kërkesave të dyshimta.Për Kosovën, kjo temë ka rëndësi të veçantë. Përdorimi i shërbimeve bankare online, komunikimi përmes rrjeteve sociale, tregtia elektronike dhe digjitalizimi i shërbimeve publike krijojnë mundësi të mëdha për qytetarët dhe bizneset. Por, sa më shumë që aktivitetet tona zhvendosen në internet aq më shumë i ekspozohemi rreziqeve dhe sulmeve të mundshme, prandaj rrjedhimisht rritet nevoja për mbrojtje, edukim dhe përgjegjësi digjitale.Kur flasim për sulme kibernetike, shpesh mendojmë për sulme të avancuara ndaj institucioneve shtetërore, bankave apo korporatave me humbje të mëdha financiare. Megjithatë, rreziqet më të zakonshme shpesh fillojnë me një SMS, një email, një telefonatë ose një mesazh në rrjetet sociale.Së fundi në Kosovë kemi pasur disa tentime për mashtrime dhe për fushata mashtruese përmes SMS-ve që kanë përdorur në mënyrë të rreme emrin e Postës së Kosovës për të marrë të dhëna personale dhe bankare. Në shtator të vitit 2026, Policia e Kosovës paralajmëroi për mesazhe dhe dokumente të falsifikuara që përdornin emrin, logon dhe elemente të tjera identifikuese të institucioneve të vendit. Këto raste tregojnë se mashtruesit mundohen të shfrytëzojnë besimin e qytetarëve te institucionet dhe shërbimet që ata i njohin.Kjo është arsyeja pse nuk duhet ta vlerësojmë besueshmërinë e një mesaz
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.