PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Besnik tahiriTahiri: Pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, do t’i mbështesim katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë
1 min čitanja
Besnik tahiri

Tahiri: Pavarësisht reagimeve ndërkombëtare, do t’i mbështesim katër ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka reaguar lidhur me deklaratat e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Tahiri ka thënë se reagimi i Kos është në vazhdën e qëndrimeve të mëparshme të Bashkimit Evropian, ndërsa ka theksuar se Kuvendi i Kosovës tashmë e ka miratuar ligjin. Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në Ai ka bërë të ditur se Aleanca mbetet e përkushtuar për të mbështetur katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.“Ajo çka mund të them rreth reagimit të komisioneres Kos është thjesht një reagim i Bashkimit Evropian në vazhdimësi të asaj që ka ndodhur me deklaratën e BE-së. Kuvendi ka miratuar një ligj, ne zotohemi që si Kuvend të bëjmë gjithçka që është e mundshme për t’i mbështetur katër çlirimtarët në Hagë”, ka deklaruar Tahiri.Reagimet vijnë pas deklaratave të komisioneres evropiane Marta Kos, e cila i ka cilësuar të papranueshme ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se ato bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri ka reaguar lidhur me deklaratat e komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, kundër ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.Tahiri ka thënë se reagimi i Kos është në vazhdën e qëndrimeve të mëparshme të Bashkimit Evropian, ndërsa ka theksuar se Kuvendi i Kosovës tashmë e ka miratuar ligjin. Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në Ai ka bërë të ditur se Aleanca mbetet e përkushtuar për të mbështetur katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të cilët po përballen me procesin gjyqësor në Hagë.“Ajo çka mund të them rreth reagimit të komisioneres Kos është thjesht një reagim i Bashkimit Evropian në vazhdimësi të asaj që ka ndodhur me deklaratën e BE-së. Kuvendi ka miratuar një ligj, ne zotohemi që si Kuvend të bëjmë gjithçka që është e mundshme për t’i mbështetur katër çlirimtarët në Hagë”, ka deklaruar Tahiri.Reagimet vijnë pas deklaratave të komisioneres evropiane Marta Kos, e cila i ka cilësuar të papranueshme ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara, duke paralajmëruar se ato bien ndesh me detyrimet e Kosovës ndaj Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…