Donald trumpZelensky akuzon Rusinë se injoroi armëpushimin energjetik të Trumpit dhe vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës
2 min čitanja
Donald trump
Zelensky akuzon Rusinë se injoroi armëpushimin energjetik të Trumpit dhe vazhdoi sulmet ndaj Ukrainës
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, akuzoi të hënën Rusinë se ka shpërfillur armëpushimin energjetik të shpallur nga presidenti amerikan, Donald Trump, duke theksuar se Kievi nuk ishte konsultuar për marrëveshjen e pretenduar dhe kishte mësuar për të vetëm përmes mediave.“Ne nuk dinim asgjë për këtë. Edhe ne e mësuam nga mediat se presidenti i Shteteve të Bashkuara kishte siguruar një armëpushim energjetik”, deklaroi Zelensky gjatë Forumit të Sigurisë në Varshavë.Ai vuri në dyshim nëse Moska e kishte pranuar vërtet propozimin e Trumpit, duke thënë se nuk kishte parë asnjë konfirmim publik nga Rusia dhe as ndonjë ulje të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike ukrainase.Në kohën kur Trump njoftoi marrëveshjen, pjesë të mëdha të Kievit kishin mbetur pa energji elektrike dhe ujë, ndërsa ekipet e riparimit po përpiqeshin të rikthenin furnizimin pas sulmeve ruse. Pak më vonë, sipas Zelenskyt, Rusia goditi sërish një central elektrik në Harkiv.“Ishte e qartë se Putini nuk e lexon Truth Social”, tha ai, duke iu referuar platformës së rrjeteve sociale të presidentit amerikan, transmeton Telegrafi.Zelensky akuzoi gjithashtu Rusinë se gjatë natës kishte goditur një objekt ukrainas të prodhimit të gazit dhe një pikë karburanti, ndërsa Ukraina kishte përmbajtur sulmet ndaj rafinerive ruse të naftës.Megjithatë, ai tha se Kievi ishte i gatshëm të respektonte një ndalim të ndërsjellë të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.“Ne jemi të gatshëm ta respektojmë një armëpushim energjetik nëse Rusia është e gatshme të bëjë të njëjtën gjë. Ne pajtohemi nëse pajtohen edhe ata”, deklaroi presidenti ukrainas.Ai shtoi se ishte i gatshëm të nënshkruante garanci formale nëse Uashingtoni i konsideronte të nevojshme, por theksoi se Shtetet e Bashkuara duhej të siguronin që Moska ta zbatonte marrëveshjen.Deklaratat e Zelenskyt vijnë pas disa ditësh tensionesh në rritje me Uashingtonin. Të premten, Trump njoftoi një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, për furnizimin e tregjev
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.