Marrëdhëniet maqedoni-bullgariRaufi: Iva Mihailova nuk ka leje nga gjykata për kalimin e kufirit
2 min čitanja
Marrëdhëniet maqedoni-bullgari
Raufi: Iva Mihailova nuk ka leje nga gjykata për kalimin e kufirit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Iva Mihailova, banore e Koçanit me identitet bullgar, e cila gjykohet për një aksident trafiku me një viktimë, kaloi kufirin Maqedoni-Bullgari pa lejen e gjykatës."Edhe unë jam e befasuar. Këtë mëngjes më njoftuan se ajo kaloi kufirin, nuk ka leje nga Gjykata, ne donim vetëm të paraqisnim një kërkesë të re sepse kishte një njoftim nga Ministria e Punëve të Jashtme se mjekë nga Bullgaria do të vinin ta ekzaminonin. Tani gjyqi duhet të vazhdojë në mungesë të saj, është radha e ekspertit tonë të trafikut të dëshmojë në favor të mbrojtjes se Mihaiova nuk kishte nevojë të shkonte në atë korsi. Supozoj se ajo e mori vendimin me avokatin nga Bullgaria", thotë avokati që përfaqësoi Mihailovan, Naser Raufi, për "Veçer". Iva Mihailova është në Bullgari: Në Maqedoninë e Veriut u persekutova për shkak të origjinës sime bullgare Lajmi se Mihailova kaloi kufirin e shoqëruar nga avokati Nikolaj Dimitrov nga Bullgaria u njoftua këtë mëngjes nga "BTV" bullgare.Presidentja bullgare, Iliana Yotova është duke pritur përfundimin e mjekëve në Pirogov mbi gjendjen e 23-vjeçares Iva Mihailova, e cila mbërriti në Bullgari pas muajsh mosmarrëveshjesh ligjore në Maqedoninë e Veriut për shkak të nevojës për trajtim të specializuar të lëndimeve të saj pas një aksidenti të rëndë.“Le të shohim se cila është gjendja e saj, le të marrim këto masa urgjente për të cilat kemi këmbëngulur për kaq shumë muaj, dhe jo vetëm këtu, në Bullgari, por para të gjitha institucioneve ndërkombëtare”, u tha Yotova për "BGNES".
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.