Arbërie nagavciTë enjten seancë në Kuvend, Nagavci flet për fazën e Apelit në çështjen e krerëve të UÇK-së
2 min čitanja
Arbërie nagavci
Të enjten seancë në Kuvend, Nagavci flet për fazën e Apelit në çështjen e krerëve të UÇK-së
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se të enjten do të mbahet seancë plenare në Kuvendin e Kosovës, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.Ajo ka njoftuar se, përveç pikave të zakonshme të rendit të ditës, deputetët do të shqyrtojnë përzgjedhjen e dy anëtarëve të bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), si dhe formimin e Komisionit për bordin e Radio Televizionit të Kosovës (RTK).Nagavci ka bërë të ditur se, në koordinim me grupet e tjera parlamentare, është arritur pajtimi që në rend dite të përfshihet edhe në lexim të dytë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.“S’ka asnjë dyshim që është më interes vital që të kemi një harmonizim të të gjitha institucioneve”, ka deklaruar Nagavci.Duke folur për procesin gjyqësor ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) dhe fazën e Apelit, ajo ka theksuar nevojën për koordinim më të madh.Nagavci ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje ka shprehur rezervat e saj lidhur me trajtimin e kësaj çështjeje përmes projektligjit, por ka mbështetur deputetët që kanë vlerësuar se kjo është rruga e duhur.“Ne kemi shprehur rezervat tona në adresimin e kësaj çështjeje në projektligj... gjithsesi ne kemi dhënë mbështetje deputetëve që kanë besuar se kjo është rruga e duhur”, ka shtuar ajo.
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.