PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Bukayo sakaE thotë edhe legjenda e Arsenalit: Bukayo Saka më nuk është lojtari që ka qenë dikur
2 min čitanja
Bukayo saka

E thotë edhe legjenda e Arsenalit: Bukayo Saka më nuk është lojtari që ka qenë dikur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Legjenda e Arsenalit, David O’Leary, ka kritikuar Bukayo Sakan, duke pretenduar se ylli anglez nuk është më në nivelin e dikurshëm dhe se rrëzohet shumë lehtë gjatë ndeshjeve.Saka e ka nisur mirë sezonin 2026/27, duke shënuar tre gola në gjashtë paraqitje për Arsenalin, kampionin në fuqi të Ligës Premier.Reprezentuesi anglez është pjesë e klubit londinez që nga mosha shtatëvjeçare, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri në vitin 2018. Që atëherë, ka zhvilluar mbi 300 ndeshje me fanellën e Arsenalit, duke shënuar 84 gola në të gjitha garat dhe duke qenë një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.Megjithatë, O’Leary beson se mënyra e lojës së 25-vjeçarit ka ndryshuar dhe se nuk është më aq i drejtpërdrejtë në duelet me mbrojtësit kundërshtarë.“Duke e parë teksa rritej dhe bëhej pjesë e ekipit, para se të gjithë ta kuptonin se sa i mirë ishte, mendoj se tani rrëzohet shumë shpesh”. “Mendoj se kërkon kontaktin për t’u rrëzuar. Lojtari që shihja më parë ishte shumë më pozitiv. Ai nuk lejonte që mbrojtësi i krahut apo dikush tjetër ta rrëzonte lehtësisht”.O’Leary, megjithatë, nuk e vuri në dyshim cilësinë e Sakas, por shprehu rezerva nëse paraqitjet e tij aktuale justifikojnë kontratën e re dhe statusin e njërit prej futbollistëve më të paguar në futbollin anglez.“Ai nuk është më lojtari që ishte, pa asnjë dyshim. Ende është një futbollist i nivelit të lartë, por a është lojtari që e fitoi këtë kontratë fantastike të re te Arsenali, për t'u bërë njëri prej lojtarëve më të paguar në vend? Për momentin, nuk mendoj kështu”, përfundoi O’Leary.Arsenali përndryshe renditet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë, tri më pak se lideri Man City./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Legjenda e Arsenalit, David O’Leary, ka kritikuar Bukayo Sakan, duke pretenduar se ylli anglez nuk është më në nivelin e dikurshëm dhe se rrëzohet shumë lehtë gjatë ndeshjeve.Saka e ka nisur mirë sezonin 2026/27, duke shënuar tre gola në gjashtë paraqitje për Arsenalin, kampionin në fuqi të Ligës Premier.Reprezentuesi anglez është pjesë e klubit londinez që nga mosha shtatëvjeçare, ndërsa debutimin me ekipin e parë e bëri në vitin 2018. Që atëherë, ka zhvilluar mbi 300 ndeshje me fanellën e Arsenalit, duke shënuar 84 gola në të gjitha garat dhe duke qenë një prej futbollistëve kryesorë të skuadrës.Megjithatë, O’Leary beson se mënyra e lojës së 25-vjeçarit ka ndryshuar dhe se nuk është më aq i drejtpërdrejtë në duelet me mbrojtësit kundërshtarë.“Duke e parë teksa rritej dhe bëhej pjesë e ekipit, para se të gjithë ta kuptonin se sa i mirë ishte, mendoj se tani rrëzohet shumë shpesh”. “Mendoj se kërkon kontaktin për t’u rrëzuar. Lojtari që shihja më parë ishte shumë më pozitiv. Ai nuk lejonte që mbrojtësi i krahut apo dikush tjetër ta rrëzonte lehtësisht”.O’Leary, megjithatë, nuk e vuri në dyshim cilësinë e Sakas, por shprehu rezerva nëse paraqitjet e tij aktuale justifikojnë kontratën e re dhe statusin e njërit prej futbollistëve më të paguar në futbollin anglez.“Ai nuk është më lojtari që ishte, pa asnjë dyshim. Ende është një futbollist i nivelit të lartë, por a është lojtari që e fitoi këtë kontratë fantastike të re te Arsenali, për t'u bërë njëri prej lojtarëve më të paguar në vend? Për momentin, nuk mendoj kështu”, përfundoi O’Leary.Arsenali përndryshe renditet në pozitën e dytë në tabelë me 15 pikë, tri më pak se lideri Man City./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…