PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Elvana shalaElvana Shala merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, fokus te partneritetet dhe investimet për Kosovën
2 min čitanja
Elvana shala

Elvana Shala merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit në Romë, fokus te partneritetet dhe investimet për Kosovën

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit, i cili ka nisur punimet në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).Forumi i këtij viti mbahet nën moton “Inovo sot. Ushqe të nesërmen”, me fokus në veprimin global të të rinjve, shkencën dhe inovacionin, si dhe investimet dhe partneritetet për zhvillimin e sistemeve ushqimore.Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, Shala do të fokusohet në rëndësinë e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe sigurimit të investimeve për Kosovën, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe në projektet që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.Një tjetër temë e diskutimeve të saj do të jetë përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe roli i tyre në krijimin e zgjidhjeve për sfidat globale të ushqimit. Forumi synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet të rinjve, institucioneve, komunitetit shkencor dhe sektorit privat për ndërtimin e sistemeve ushqimore më të qëndrueshme.Në kuadër të forumit, Shala pritet të zhvillojë diskutime me delegacionet pjesëmarrëse për mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfshirjen e Kosovës në iniciativa që mbështesin investimet dhe zhvillimin bujqësor.Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të cilët po marrin pjesë në këtë forum.Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim, të promovojë potencialin e Kosovës dhe të forcojë lidhjet me partnerët ndërkombëtarë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC, Elvana Shala, po merr pjesë në Forumin Botëror të Ushqimit, i cili ka nisur punimet në Romë të Italisë, me ftesë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ushqim dhe Bujqësi (FAO).Forumi i këtij viti mbahet nën moton “Inovo sot. Ushqe të nesërmen”, me fokus në veprimin global të të rinjve, shkencën dhe inovacionin, si dhe investimet dhe partneritetet për zhvillimin e sistemeve ushqimore.Gjatë pjesëmarrjes në këtë forum, Shala do të fokusohet në rëndësinë e krijimit të partneriteteve ndërkombëtare dhe sigurimit të investimeve për Kosovën, veçanërisht në sektorin e bujqësisë dhe në projektet që kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit.Një tjetër temë e diskutimeve të saj do të jetë përfshirja e të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe roli i tyre në krijimin e zgjidhjeve për sfidat globale të ushqimit. Forumi synon të nxisë bashkëpunimin ndërmjet të rinjve, institucioneve, komunitetit shkencor dhe sektorit privat për ndërtimin e sistemeve ushqimore më të qëndrueshme.Në kuadër të forumit, Shala pritet të zhvillojë diskutime me delegacionet pjesëmarrëse për mundësitë e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe përfshirjen e Kosovës në iniciativa që mbështesin investimet dhe zhvillimin bujqësor.Gjatë qëndrimit në Romë, ajo do të zhvillojë gjithashtu takime me përfaqësues të shteteve që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, të cilët po marrin pjesë në këtë forum.Pjesëmarrja në këtë ngjarje ndërkombëtare synon të krijojë mundësi të reja për bashkëpunim, të promovojë potencialin e Kosovës dhe të forcojë lidhjet me partnerët ndërkombëtarë në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit ekonomik.

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…