Bayern munichShënuan mbi 120 gola me sulmin aktual, Bayern Munich ia hap derën edhe transferimit të Erling Haaland
2 min čitanja
Bayern munich
Shënuan mbi 120 gola me sulmin aktual, Bayern Munich ia hap derën edhe transferimit të Erling Haaland
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Presidenti i klubit gjerman, Herbert Hainer, ka folur për mundësinë e transferimit së yllit norvegjez, Erling Haaland, në një kohë kur vazhdojnë diskutimet rreth hetimeve financiare ndaj Manchester Cityt dhe pasojave të mundshme sportive për klubin anglez.Gjiganti anglez u shpall fajtor nga Liga Premier, ndërsa raportimet e para janë se mund të përjashtohen nga kampionati anglez dhe të zbresin në disa divizione më poshtë.Megjithatë, Hainer ka bërë të qartë se Haaland nuk është aktualisht prioritet për Bayernin, i cili tashmë ka në dispozicion disa futbollistë të rëndësishëm në repartin ofensiv.“Ne kemi Harry Kane, Michael Olise dhe Luis Diaz, të cilët shënuan mbi 120 gola sezonin e kaluar”.“Por, nëse flasim për të ardhmen dhe situata ndryshon, atëherë do të shohim”.🚨🇳🇴 Bayern president Hainer when asked about Haaland as target if Manchester City get relegated: “We have Kane, Olise, Diaz and more. We scored over 120 goals last season”, told BILD.“If we're talking about the future in a few years, then there will be a new situation and we'll see…”. — Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 11, 2026Një prej faktorëve që mund ta bëjë këtë skenar interesant është edhe e ardhmja e Harry Kane. Sulmuesi anglez do t'i mbushë 34 vjet në korrik të vitit 2027, ndërsa Bayerni do të duhet të mendojë për pasardhësin e tij në një moment të caktuar.Në anën tjetër, Haaland ka kontratë me Manchester Cityn deri në qershor të vitit 2034, pasi në janar të vitit 2025 nënshkroi një zgjatje 10-vjeçare të marrëveshjes.Për momentin nuk ka negociata të konfirmuara mes dy klubeve, ndërsa çdo lëvizje e mundshme mbetet vetëm në nivelin e spekulimeve. Megjithatë, nëse situata e Manchester Cityt ndryshon për shkak të hetimeve financiare, e ardhmja e disa prej yjeve të skuadrës mund të bëhet temë e rëndësishme në tregun e transferimeve./Telegrafi/
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.