PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Ndërmarrja trepçaTrepça mohon se minatori nuk është paguar për një vit: Pagat janë ekzekutuar rregullisht
2 min čitanja
Ndërmarrja trepça

Trepça mohon se minatori nuk është paguar për një vit: Pagat janë ekzekutuar rregullisht

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Trepça Sh.A. ka reaguar pas deklaratës së babait të njërit prej minatorëve që mbetën të bllokuar në minierë, i cili kishte thënë se djali i tij nuk ka marrë pagë prej një viti.Në një reagim zyrtar, ndërmarrja ka mohuar këtë pretendim, duke thënë se ai nuk përputhet me evidencën zyrtare të pagesave.“Pagat e punëtorit G.T. janë realizuar në mënyrë të rregullt, sikurse edhe për punëtorët e tjerë të ndërmarrjes”, thuhet në reagimin e Trepçës. Babai i minatorit që ishte i bllokuar në Trepçë mes lotësh: Djali im nuk ka marrë pagë prej një viti Ndërmarrja ka bërë të ditur se pagat ekzekutohen rregullisht nga data 3 deri më 7 të çdo muaji, duke theksuar se ka arritur stabilitet financiar.Reagimi vjen pasi babait i minatorit, i cili, mes shqetësimit për të birin që kishte mbetur i bllokuar në nëntokë, tha se ai punon si minator prej gjashtë vitesh dhe se nuk kishte marrë pagë për një vit.Lidhur me këtë kishte reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, e cila ka shprehur solidaritet me familjet e minatorëve.“Prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike”, thuhej në reagimin e sindikatës.Trepça ka shprehur shqetësim për publikimin e këtij pretendimi nga disa media pa kërkuar paraprakisht qëndrimin e ndërmarrjes. /Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Trepça Sh.A. ka reaguar pas deklaratës së babait të njërit prej minatorëve që mbetën të bllokuar në minierë, i cili kishte thënë se djali i tij nuk ka marrë pagë prej një viti.Në një reagim zyrtar, ndërmarrja ka mohuar këtë pretendim, duke thënë se ai nuk përputhet me evidencën zyrtare të pagesave.“Pagat e punëtorit G.T. janë realizuar në mënyrë të rregullt, sikurse edhe për punëtorët e tjerë të ndërmarrjes”, thuhet në reagimin e Trepçës. Babai i minatorit që ishte i bllokuar në Trepçë mes lotësh: Djali im nuk ka marrë pagë prej një viti Ndërmarrja ka bërë të ditur se pagat ekzekutohen rregullisht nga data 3 deri më 7 të çdo muaji, duke theksuar se ka arritur stabilitet financiar.Reagimi vjen pasi babait i minatorit, i cili, mes shqetësimit për të birin që kishte mbetur i bllokuar në nëntokë, tha se ai punon si minator prej gjashtë vitesh dhe se nuk kishte marrë pagë për një vit.Lidhur me këtë kishte reaguar Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës, e cila ka shprehur solidaritet me familjet e minatorëve.“Prindërit dhe familjet tona nuk e meritojnë këtë shqetësim. Ata kanë sakrifikuar gjithë jetën për ne dhe nuk u kemi borxh t’ua shtojmë edhe një barrë mërzie e frike”, thuhej në reagimin e sindikatës.Trepça ka shprehur shqetësim për publikimin e këtij pretendimi nga disa media pa kërkuar paraprakisht qëndrimin e ndërmarrjes. /Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…