Bordi i paqesKonfliktet e interesit që rrezikojnë ta përçajnë “Bordin e Paqes” të Trumpit
2 min čitanja
Bordi i paqes
Konfliktet e interesit që rrezikojnë ta përçajnë “Bordin e Paqes” të Trumpit
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Pesë anëtarë të “Bordit të Paqes” të Donald Trumpit kanë lidhje me një kompani të vogël izraelite të armëve, e cila sapo ka siguruar një kontratë me ushtrinë amerikane me vlerë deri në 150 milionë dollarë. Kompania prodhon pajisje për shënjestrimin e armëve, të bazuara në inteligjencën artificiale, si dhe dronë që janë testuar në luftime në Gaza.Kjo është vetëm një nga disa lidhjet e biznesit që kanë ngritur pikëpyetje për konfliktet e mundshme të interesit brenda këtij institucioni, i cili është ngarkuar me përfundimin e luftës në Gaza dhe rindërtimin e enklavës palestineze të shkatërruar nga luftimet.Një biznes tjetër është i përfshirë në financimin e ndërtimit të vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Ndërkohë, një kompani e tretë po përballet me procedura gjyqësore në Shtetet e Bashkuara, nën akuzën se ka ndihmuar Hamasin të fshehë tunelet e tij nëntokësore në Gaza përpara sulmeve të 7 tetorit.Në listën e investimeve të lidhura me anëtarët e bordit përfshihen gjithashtu një projekt shumë-miliardësh për ndërtimin e një fushe të re golfi “Trump International” në Doha të Katarit, si dhe një kompani e sigurisë kibernetike e themeluar nga i njëjti inxhinier kompjuterik që krijoi programin famëkeq Pegasus, i përdorur për përgjimin e telefonave.Këto janë disa nga konfliktet e mundshme të interesit të identifikuara nga një hetim i gazetës britanike The Telegraph mbi “Bordin e Paqes” të udhëhequr nga SHBA-ja, transmeton Telegrafi.Zbulimet vijnë në një kohë kur situata humanitare në Gaza mbetet e rëndë. Sipas raportit, më shumë se 1.400 palestinezë janë vrarë që nga hyrja në fuqi e armëpushimit një vit më parë, ndërsa dy të tretat e 2,1 milionë banorëve të enklavës jetojnë në tenda ose strehime të improvizuara.Kritikët e nismës pritet t’i përdorin këto zbulime për të forcuar kundërshtimet e tyre. Që nga fillimi, disa prej tyre e kanë përshkruar bordin si një model që rrezikon të shndërro
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.