Foto: TelegrafiIz objave izvora
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Arrameras, në Fushë-Krujë, ku një 16-vjeçar, i punësuar si kamerier në një restorant, ka humbur jetën pas një aksidenti me ashensorin.Në lidhje me ngjarjen, policia ka arrestuar në flagrancë kamerierin 26-vjeçar dhe pronarin 62-vjeçar të lokalit.Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 11 tetor 2026, në një restorant në pronësi të shtetasit A. V., në fshatin Arrameras.Nga hetimet paraprake dyshohet se kamerieri 26-vjeçar, Endri Stafuka, ka shtyrë me duar 16-vjeçarin, i cili punonte gjithashtu si kamerier në restorant, brenda në ashensor.Si pasojë e shkëputjes së ashensorit, i mituri ka humbur jetën.Pas ngjarjes, specialistët e Komisariatit të Policisë Krujë kanë arrestuar 26-vjeçarin Endri Stafuka, i dyshuar për veprën penale “Vrasja nga pakujdesia”.Në pranga ka përfunduar edhe pronari i restorantit, 62-vjeçari Afrim Vathi, i dyshuar për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për të sqaruar plotësisht rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë. /Tch/
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.
Objasni ovaj članak
Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.
Kako doživljavaš ovu vijest?
Učitavanje reakcija…
Učitavanje ankete…
Hronologija
Učitavanje hronologije.
Ključne tvrdnje
Provjera ključnih tvrdnji još nije dostupna za ovaj članak.
Mapa izvora
Kako je nastao ovaj članak?
- Učitavam podatke o nastanku članka.