Lajme nga zvicraZvicra po përballet me mungesë të mjekëve, pacientët vështirë që ta gjejnë një mjek familjar për kontrolla
2 min čitanja
Lajme nga zvicra
Zvicra po përballet me mungesë të mjekëve, pacientët vështirë që ta gjejnë një mjek familjar për kontrolla
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Shteti zviceran po vazhdon të përballet me mungesë të mjekëve profesionistë, edhepse, numri i mjekëve po vazhdon të rritet dita-ditës. Mungesa më e madhe e mjekëve po theksohet te ata familjarë, pediatërve dhe psikiatërve dhe për ta përballuar këtë problem, po synohet shtimi i vendeve të studimit si dhe përmirësimi i kushteve të punës. Mungesa e mjekëve në Zvicër po mbetet një sfidë për sistemin shëndetësor, sepse, popullsia po rritet dhe po plaket, ndërsa, shumë mjekë po i afrohen moshës së pensionimit. Kjo gjë vetëm po e rritë kërkesën për shërbime shëndetësore dhe e vështirëson mbulimin e nevojave të pacientëve, shkruan SRF CH, transmeton Telegrafi. Një tjetër faktor është numri i kufizuar i vendeve për studime të mjekësisë, i cili ndikon në kapacitetin e Zvicrës për të përgatitur mjaftueshëm profesionistë brenda vendit. Si pasojë, vendi mbështetet edhe te mjekët e diplomuar jashtë Zvicrës, të cilët përbëjnë një pjesë të konsiderueshme të komunitetit të mjekëve. Për të përballuar mungesën, po shqyrtohen masa për rritjen e numrit të vendeve në fakultetet e mjekësisë dhe në programet e specializimit në spitale. Këto masa synojnë të rrisin numrin e mjekëve të përgatitur brenda vendit dhe të zvogëlojnë varësinë nga profesionistët e huaj. Për realizimin e tyre nevojitet bashkëpunim mes qeverisë federale, kantoneve dhe institucioneve arsimore. Një tjetër sfidë për sistemin shëndetësor është ndryshimi i preferencave profesionale. Gjithnjë e më shumë mjekë zgjedhin të punojnë me orar të pjesshëm, duke i kushtuar më shumë rëndësi ekuilibrit mes punës dhe jetës private. Përveç kësaj, një pjesë e mjekëve largohen nga profesioni gjatë viteve të para pas diplomimit, duke e shtuar presionin mbi institucionet shëndetësore. Për këtë arsye, krahas shtimit të vendeve të studimit, diskutohen edhe përmirësimi i kushteve të punës dhe organizimi më fleksibil i orareve. Mungesa e mjekëve mund të ndikojë drejtpërdrejt te pacientët, përmes kohëve më të gjata të pritjes dhe vështirësive p
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.