PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Grumbullimi i mbeturinaveÇdo banor në Zvicër prodhon 670 kg mbeturina në vit, “heronjtë e pastërtisë” shpesh po kalohen pa u vërejtur
2 min čitanja
Grumbullimi i mbeturinave

Çdo banor në Zvicër prodhon 670 kg mbeturina në vit, “heronjtë e pastërtisë” shpesh po kalohen pa u vërejtur

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Çdo banor i Zvicrës prodhon mesatarisht rreth 670 kilogramë mbeturina në vit.E, pas pastrimit të rrugëve dhe lagjeve qëndrojnë punëtorët e shërbimeve komunale, të cilët çdo ditë kujdesen që qytetet të jenë të pastra. Punëtorët e mbledhjes së mbeturinave janë ndër ata që kryejnë një punë të rëndësishme për jetën e përditshme, mirëpo, që shpesh fatkeqësisht kalon pa u vënë re. Mediumi zviceran Waston ka shoqëruar një ekip të Entsorgung + Recycling Zürich (ERZ), shërbimit të grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave në Cyrih, për të treguar nga afër punën e tyre të përditshme. Sipas raportimit, çdo person që jeton në Zvicër prodhon rreth 670 kilogramë mbeturina në vit. Ato largohen nga hapësirat publike dhe lagjet në mënyrë të tillë që për shumë banorë procesi duket pothuajse i padukshëm, transmeton Telegrafi. Megjithatë, pas këtij shërbimi qëndron një punë fizike dhe e vazhdueshme, që kërkon angazhim të madh nga punëtorët. Gjatë videos, anëtarët e ekipit të ERZ-së flasin për arsyet që i kanë shtyrë të zgjedhin këtë profesion, për rutinën e tyre të përditshme dhe për mënyrën se si trajtohen nga qytetarët. Sipas tyre, ka banorë që i përshëndesin, i respektojnë dhe e vlerësojnë punën e tyre, por edhe të tjerë që nuk tregojnë të njëjtin qëndrim. Puna e tyre është thelbësore për higjienën publike dhe funksionimin e qytetit, pasi siguron që mbeturinat të largohen rregullisht dhe hapësirat e përbashkëta të mbahen të pastra. Reportazhi i “Watson” vë në pah rëndësinë e punëtorëve që, larg vëmendjes së publikut, kontribuojnë çdo ditë në mirëmbajtjen e qyteteve zvicerane./Telegrafi/

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Çdo banor i Zvicrës prodhon mesatarisht rreth 670 kilogramë mbeturina në vit.E, pas pastrimit të rrugëve dhe lagjeve qëndrojnë punëtorët e shërbimeve komunale, të cilët çdo ditë kujdesen që qytetet të jenë të pastra. Punëtorët e mbledhjes së mbeturinave janë ndër ata që kryejnë një punë të rëndësishme për jetën e përditshme, mirëpo, që shpesh fatkeqësisht kalon pa u vënë re. Mediumi zviceran Waston ka shoqëruar një ekip të Entsorgung + Recycling Zürich (ERZ), shërbimit të grumbullimit dhe riciklimit të mbeturinave në Cyrih, për të treguar nga afër punën e tyre të përditshme. Sipas raportimit, çdo person që jeton në Zvicër prodhon rreth 670 kilogramë mbeturina në vit. Ato largohen nga hapësirat publike dhe lagjet në mënyrë të tillë që për shumë banorë procesi duket pothuajse i padukshëm, transmeton Telegrafi. Megjithatë, pas këtij shërbimi qëndron një punë fizike dhe e vazhdueshme, që kërkon angazhim të madh nga punëtorët. Gjatë videos, anëtarët e ekipit të ERZ-së flasin për arsyet që i kanë shtyrë të zgjedhin këtë profesion, për rutinën e tyre të përditshme dhe për mënyrën se si trajtohen nga qytetarët. Sipas tyre, ka banorë që i përshëndesin, i respektojnë dhe e vlerësojnë punën e tyre, por edhe të tjerë që nuk tregojnë të njëjtin qëndrim. Puna e tyre është thelbësore për higjienën publike dhe funksionimin e qytetit, pasi siguron që mbeturinat të largohen rregullisht dhe hapësirat e përbashkëta të mbahen të pastra. Reportazhi i “Watson” vë në pah rëndësinë e punëtorëve që, larg vëmendjes së publikut, kontribuojnë çdo ditë në mirëmbajtjen e qyteteve zvicerane./Telegrafi/

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…