Marta kosKos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
2 min čitanja
Marta kos
Kos: Ndryshimet në Ligjin për Specialen janë të papranueshme për BE-në
💡 Reakcije čitalacaUčitavamo…
Komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, tha se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës bien ndesh me detyrimet themelore të vendit ndaj BE-së dhe janë të papranueshme.Duke folur para takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Luksemburg, më 12 tetor, Kos kritikoi ndryshimin e rregullave ligjore ndërkohë që proceset gjyqësore janë ende në zhvillim.“Dua të jem e qartë se ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara në Kosovë bien ndesh me detyrimet themelore të Kosovës ndaj BE-së. Kjo është e papranueshme”, tha Kos.Sipas saj, ndryshimi i rregullave gjatë zhvillimit të një procesi gjyqësor bie ndesh me standardet ndërkombëtare të sundimit të ligjit.“Mesazhi im është shumë i thjeshtë. Zgjerimi evropian po ecën përpara. Nëse vendet kandidate bëjnë hapa prapa, ato nuk janë në rrugën e duhur dhe nuk do të mund të bëhen anëtare të BE-së”, tha ajo.Deklarata e Kosit vjen pasi Kuvendi i Kosovës miratoi, javën e kaluar, ndryshimet në ligjin që rregullon funksionimin e Dhomave të Specializuara në Hagë, të njohura si Gjykata Speciale.Ndryshimet u propozuan nga Partia Demokratike e Kosovës, vetëm pesë ditë pas aktgjykimit të 16 shtatorit, kur Dhomat e Specializuara dënuan ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe tre ish-udhëheqësit e tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës - Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin - me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte.Të katërt u deklaruan të pafajshëm gjatë gjithë procesit gjyqësor.Ndryshimet ligjore synojnë të kufizojnë juridiksionin e Dhomave të Specializuara, duke ngushtuar periudhën kohore dhe kategoritë e veprave penale që ato mund të trajtojnë.Ato parashohin, ndër të tjera, uljen e dënimit maksimal me burgim në 15 vjet, mundësinë e ankimimit në Gjykatën Supreme të Kosovës dhe vuajtjen e dënimeve në Kosovë.BE-ja kërkon respektimin e pavarësisë së SpecialesDeklarata e Kosit është paralajmërimi më i fundit nga BE-ja lidhur me ndryshimet ligjore.Më 8 tetor, Shërbimi Evropian i Veprimit të Jash
Te
TelegrafiIzvorni izdavač
Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?
Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.