Një nga këshillat që shpesh qarkullon në shoqëri për pacientët e prekur nga kanceri është që ta ndalojnë plotësisht konsumimin e sheqerit. Por, sipas onkologut Arben Bislimi, kjo çështje nuk duhet të thjeshtohet në një ndalesë absolute.Për këtë temë, Bislimi ka folur në episodin e 91-të të podcastit “Shëndeti në rend të parë”, i mbështetur nga United Hospital dhe Qendra Laserike e Syrit Kubati, ku u diskutua për kancerin, parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimet e sotme. I pyetur pse pacientëve me sëmundje malinje shpesh u thuhet të mos konsumojnë ëmbëlsira apo sheqer, Bislimi tha se një gjë e tillë haset shpesh edhe te pacientët që trajtohen në onkologji.“Një gjë të tillë e hasim edhe te pacientët tanë, të cilët ne i trajtojmë, që vijnë me informacione që i marrin diku dhe na thonë se ne kemi filluar veç me dietën tonë pa sheqer”, tha ai.Megjithatë, onkologu theksoi se organizmi ka nevojë për të gjitha grupet ushqimore, përfshirë edhe sheqerin dhe yndyrën, por në mënyrë të balancuar.“Në fakt, organizmi ka nevojë për të gjitha. Ka nevojë edhe për sheqer, ka nevojë edhe për yndyrën, për gjithçka. Po duhet të jetë i balancuar”, u shpreh Bislimi.Sipas tij, këshillat për ushqim të shëndetshëm duhet të kuptohen në kuadër të një diete të balancuar, ndërsa ndalesat e plota zakonisht lidhen me patologji të tjera specifike, për të cilat mjekët japin rekomandime të veçanta.“Do të thotë, edhe për atë po flasim, për dietat e shëndosha në këtë kuptim”, tha ai, duke shtuar se ka raste të tjera mjekësore kur jepen këshilla se çfarë nuk duhet të konsumohet.Bislimi sqaroi se ideja që sheqeri duhet të ndalohet krejtësisht, me arsyetimin se është shkaktar apo nxitës i drejtpërdrejtë i kancerit, nuk qëndron në atë formë.“Të thuhet se të mos konsumohet fare sheqeri, sepse kjo është një prej arsyeve që po vjen drejt krijimit, nuk qëndron”, tha onkologu.Ai shpjegoi se, në aspektin biologjik, qelizat malinje mund të krijojnë një mikroambient të përshtatshëm ku aktiviteti i glukozës mund
Mreža izvora
Učitavamo…
Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗
