PraćenoSačuvano
BS
Napiši stav / Postani autor
BS
Lufta në ukrainëÇmimet e naftës bien, ndërsa bursat rriten pas njoftimit të Trumpit për “armëpushimin energjetik”
2 min čitanja
Lufta në ukrainë

Çmimet e naftës bien, ndërsa bursat rriten pas njoftimit të Trumpit për “armëpushimin energjetik”

Reakcije čitalacaUčitavamo…

Çmimet e naftës shënuan rënie, ndërsa shumica e tregjeve të aksioneve në Azi u hapën në rritje të hënën, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një “armëpushim energjetik” mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky zhvillim zbuti shqetësimet e investitorëve pas një vale të re sulmesh të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite.Të dy kontratat kryesore të naftës bruto ranë me më shumë se 1% pas deklaratës së Trumpit, pavarësisht paqartësive rreth marrëveshjes dhe njoftimeve nga Kievi se Rusia kishte goditur disa centrale elektrike ukrainase, transmeton Telegrafi.“Me efekt të menjëhershëm, ka një ARMËPUSHIM ENERGJETIK në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni!”, shkroi Trump të dielën në rrjetin e tij Truth Social.Njoftimi erdhi pasi presidenti amerikan i kishte kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse. Trump kishte deklaruar gjithashtu se “ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”, i cili do të arrinte përfundimisht një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.Zelensky u shpreh i befasuar nga njoftimi dhe tha se po priste më shumë hollësi për marrëveshjen. Megjithatë, ai theksoi se Ukraina ishte e gatshme ta mbështeste armëpushimin, nëse edhe Moska angazhohej për zbatimin e tij.“Ukraina e mbështet armëpushimin dhe është e rëndësishme që edhe Rusia ta mbështesë atë”, deklaroi lideri ukrainas.Deri në momentin e raportimit, Rusia nuk e kishte konfirmuar pranimin e marrëveshjes. Ndërsa aleatët e Ukrainës e mirëpritën mundësinë e ndalimit të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, Trump u përball me kritika pas vendimit për lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve amerikane ndaj naftës ruse. Udhëheqës evropianë dhe zyrtarë ukrainas paralajmëruan se kjo masë mund t'i sigurojë presidentit rus, Vladimir Putin, të ardhura shtesë për vazhdimin e luftës.Rënia e çmimeve të naftës përmbysi rritjen fillestare që ishte regjistruar pas sulmeve të Houthi-ve ndaj Arabisë Saudite gjatë fundjavës.Të pa

Te
TelegrafiIzvorni izdavač

Imaš stručno mišljenje ili uvid iz prve ruke?

Pošalji svoju analizu, reakciju ili repliku i pridruži se mreži nezavisnih autora Balkan.news.

Pridruži se autorima →
Izvor: Telegrafi

Çmimet e naftës shënuan rënie, ndërsa shumica e tregjeve të aksioneve në Azi u hapën në rritje të hënën, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, njoftoi një “armëpushim energjetik” mes Rusisë dhe Ukrainës. Ky zhvillim zbuti shqetësimet e investitorëve pas një vale të re sulmesh të rebelëve Houthi ndaj Arabisë Saudite.Të dy kontratat kryesore të naftës bruto ranë me më shumë se 1% pas deklaratës së Trumpit, pavarësisht paqartësive rreth marrëveshjes dhe njoftimeve nga Kievi se Rusia kishte goditur disa centrale elektrike ukrainase, transmeton Telegrafi.“Me efekt të menjëhershëm, ka një ARMËPUSHIM ENERGJETIK në luftën mes Rusisë dhe Ukrainës. Të dyja palët kanë rënë dakord. Mos e shkelni!”, shkroi Trump të dielën në rrjetin e tij Truth Social.Njoftimi erdhi pasi presidenti amerikan i kishte kërkuar presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, të ndalte sulmet ndaj rafinerive ruse. Trump kishte deklaruar gjithashtu se “ka ardhur koha që Ukraina të ketë një president të ri”, i cili do të arrinte përfundimisht një marrëveshje për t'i dhënë fund luftës.Zelensky u shpreh i befasuar nga njoftimi dhe tha se po priste më shumë hollësi për marrëveshjen. Megjithatë, ai theksoi se Ukraina ishte e gatshme ta mbështeste armëpushimin, nëse edhe Moska angazhohej për zbatimin e tij.“Ukraina e mbështet armëpushimin dhe është e rëndësishme që edhe Rusia ta mbështesë atë”, deklaroi lideri ukrainas.Deri në momentin e raportimit, Rusia nuk e kishte konfirmuar pranimin e marrëveshjes. Ndërsa aleatët e Ukrainës e mirëpritën mundësinë e ndalimit të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike, Trump u përball me kritika pas vendimit për lehtësimin e përkohshëm të sanksioneve amerikane ndaj naftës ruse. Udhëheqës evropianë dhe zyrtarë ukrainas paralajmëruan se kjo masë mund t'i sigurojë presidentit rus, Vladimir Putin, të ardhura shtesë për vazhdimin e luftës.Rënia e çmimeve të naftës përmbysi rritjen fillestare që ishte regjistruar pas sulmeve të Houthi-ve ndaj Arabisë Saudite gjatë fundjavës.Të pa

Mreža izvora

Učitavamo…

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli tekst dostupan je kod izvornog izdavača. Pročitaj na izvornom portalu ↗

Učitavamo…
Kontekstualne leće

✦ Kontekstualne leće

Učitavamo…

Kako je nastao ovaj članak?

Učitavanje podataka o nastanku članka…

Balkan · Puls čitalaca0 glasova

Učitavamo…

Učitavanje diskusije…