Skip to comments
Događaj u razvoju
Automjete elektrike

Macron do të hapë Panairin e Automjeteve në Paris, do të promovojë agjendën "Prodhuar në Evropë"

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë të hënën në Panairin e Automjeteve të Parisit, ku do të promovojë agjendën “Made in Europe”, që synon të favorizojë prodhimin e automjeteve dhe komponentëve brenda Bashkimit Evropian. Kjo do të jetë vizita e tij e fundit në këtë panair si president i Francës, pasi ai nuk e ka humbur asnjë edicion të këtij eventi që organizohet çdo dy vjet.Macron synon që ndihma shtetërore dhe subvencionet evropiane të kushtëzohen më shumë nga prodhimi real brenda BE-së, veçanërisht në sektorin e automjeteve elektrike dhe të baterive. Sipas të dhënave të vitit 2025, në Francë u regjistruan 331 mijë makina të reja elektrike, ndërsa fabrikat franceze prodhuan 216 mijë të tilla. Vetëm 26 për qind e makinave të reja elektrike të blera në Francë ishin prodhuar në vend, duke dëshmuar varësinë e tregut nga importet.Parisi kërkon gjithashtu që Evropa të mos kufizohet në montimin e automjeteve, por të zhvillojë të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga bateritë deri te pjesët e këmbimit. Franca mbetet e hapur ndaj investimeve kineze, por kërkon që ato të përfshijnë transferim të teknologjisë dhe prodhim të mirëfilltë në Evropë. Kjo qasje mund të krijojë mospajtime me Gjermaninë, e cila shqetësohet për ndikimin që kufizimet ndaj Kinës mund të kenë te prodhuesit e saj të automjeteve. /Telegrafi/

Objavljeno · 1 min čitanja

Slika uz članak: Macron do të hapë Panairin e Automjeteve në Paris, do të promovojë agjendën "Prodhuar në Evropë"Foto: Telegrafi

Iz objave izvora

Presidenti francez, Emmanuel Macron, do të marrë pjesë të hënën në Panairin e Automjeteve të Parisit, ku do të promovojë agjendën “Made in Europe”, që synon të favorizojë prodhimin e automjeteve dhe komponentëve brenda Bashkimit Evropian. Kjo do të jetë vizita e tij e fundit në këtë panair si president i Francës, pasi ai nuk e ka humbur asnjë edicion të këtij eventi që organizohet çdo dy vjet.Macron synon që ndihma shtetërore dhe subvencionet evropiane të kushtëzohen më shumë nga prodhimi real brenda BE-së, veçanërisht në sektorin e automjeteve elektrike dhe të baterive. Sipas të dhënave të vitit 2025, në Francë u regjistruan 331 mijë makina të reja elektrike, ndërsa fabrikat franceze prodhuan 216 mijë të tilla. Vetëm 26 për qind e makinave të reja elektrike të blera në Francë ishin prodhuar në vend, duke dëshmuar varësinë e tregut nga importet.Parisi kërkon gjithashtu që Evropa të mos kufizohet në montimin e automjeteve, por të zhvillojë të gjithë zinxhirin e prodhimit, nga bateritë deri te pjesët e këmbimit. Franca mbetet e hapur ndaj investimeve kineze, por kërkon që ato të përfshijnë transferim të teknologjisë dhe prodhim të mirëfilltë në Evropë. Kjo qasje mund të krijojë mospajtime me Gjermaninë, e cila shqetësohet për ndikimin që kufizimet ndaj Kinës mund të kenë te prodhuesit e saj të automjeteve. /Telegrafi/

Ovo je sažetak vijesti. Cijeli članak pročitajte na Telegrafi.

Objasni ovaj članak

Otvorite jedan od pregleda ispod za sažete, citirane odgovore izvedene iz podataka koje BalkanNews prikuplja o ovom članku.

Puls čitalaca

Kako doživljavaš ovu vijest?

Učitavanje reakcija…

Učitavanje ankete…

Hronologija

Učitavanje hronologije.

Kako je nastao ovaj članak?

  • Učitavam podatke o nastanku članka.
Učitavanje...